Në Fier është arrestuar autori i tretë i dyshuar i vjedhjes së 40 milionë lekëve në një banesë. Është ndaluar nga policia 20 vjeçari Grei Merko, banues në Fier. Merko ishte shpallur në kërkim për vjedhje.
20 vjeçari dhe persona të tjerë akuzohen se vodhën 40 milionë lekë banesën e shtetasit me iniciale D.L.
DETAJE:
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në datën 20.05.2017, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë të cilët janë ndaluar më parë nga shërbimet e policisë, kanë vjedhur shumën prej 40 milion lekësh në banesën e shtetasit D.L, 48 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti”, Fier. (J.V/Shuplaka)