Një nga dhjetë personat më të kërkuar nga FBI-ja, i shpallur në kërkim për një vrasje në Nju Xhersi, është arrestuar në Maryland.
Autoritetet thanë se Lamont Stephenson u arrestua gjatë një momenti kur kishte ndaluar në trafik në Princ Georges County.
Stephenson është akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij, Olga DeJesus, dhe qenit të saj në Newark në tetor 2014. Shkaku i vdekjes për DeJesus, si dhe qeni, u gjet asfiksimi.
Përveç kësaj, Stephenson është një i dyshuar në një vrasje në Uashington D.C që ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, e cila përfshinte vrasjet e një gruaje dhe maces së saj.
Zyrtarët që mbërritën gjetën një viktimë femër të rritur, e identifikuar si 40 vjeçarja Natina Kiah. Stephenson thuhet gjithashtu se ka therrur mace e viktimës. Dyshohet se Steohension dhe Kiah kishin një marrëdhënie intime mes tyre.
Stephenson u arrestua rreth orës 2 të mëngjesit nga oficerët që hetonin një automjet të dyshimtë.
(E.K/FAXWEB.AL)