Një punonjës policie në Delvinë është arrestuar ditën e sotme, pasi dyshohet për bashkëpunim me kultivuesit e drogës në Sarandë.
I arrestuari është Shpëtim Kripa, 32 vjeç me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë së Delvin
Dyshohet se ai infromonte trafikuesit e drogës. Po ashtu jepte informacione mbi veprimet e policisë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Delvinë SHÇBA arreston punonjësin e policisë, dyshohet se informonte Te lidhura Emri/Ndalohet punonjësi i policisë në Delvinë, ja për çfarë akuzohet Aug 30, 2017 Riktheni Shikimin Tuaj Perfekt Në Një Javë Me Këtë Marifet OptiMaskPro Find Out More > 22,893 Emri/ Aksident tragjik në Londër, shqiptari përplaset për vdekje nga një kamion Raporti i cilësisë së ajrit: 2120 njerëz vdiqën në Shqipëri nga ndotja e ajrit në 2016 LISTA/ Ja 118 shqiptarët që u ndalohej hyrja “gjallë a vdekur” në Shqipëri më 1991- shin Procesverbali i themelimit të PKSH/ Hekuran Isai: Letra e Ngjelës shantazh armiqësor Adsby Revcontent 8/30/2017 Emri/Ndalohet punonjësi i policisë në Delvinë, ja për çfarë akuzohet http://ëëë.panorama.com.al/emrindalohet-punonjesi-i-policise-ne-delvine-ja-per-cfare-akuzohet/ 2/3 kultivues e trafikues droge Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë kanë ndaluar punonjësin e Policisë N/Komisar Shpëtim Kripa, 32 vjeç, me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë së Delvinës. Ndalimi u krye pas një hetimi me metoda speciale për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Dyshohet se ky punonjës policie në disa raste ka bashkëpunuar me shtetas të dyshuar për veprat penale të kultivimit, magazinimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në zonën e Sarandës dhe Delvinës. 32- vjeçari dyshohet se u jepte këtyre personave informacion mbi veprimet policore që kryheshin në kuadër të luftës kundër lëndëve narkotike. Vazhdojnë hetimet për të zbuluar nëse ka punonjës të tjerë të Policisë të përfshirë në këtë aktivitet. SHÇBA fton qytetarët që për çdo rast që kanë dijeni apo konstatojnë se punonjësit e Policisë e Shtetit kryejnë veprime të kundraligjshme të telefonojnë në numrin pa pagese 0800 90 90.
(S.SH/Shuplaka)