Është arrestuar nga policia sërish reperi i njohur amerikan Nelly, emri i vërtetë i të cilit është Cornell Iral Haynes Jr.
Sipas burimeve të TMZ reperi i njohur është arrestuar pasi një grua e akuzon atë për dhunim gjatë turneut të tij muzikor në Uashington.
Sipas të njëtave burime, ngjarja ka ndodhur në ora 3.45 sipas kohës lokale. Ai akuzohet për dhunim të shkallës së dytë dhe është dërguar në paraburgim paraprakisht deri sa ngjarja të zbardhet plotësisht.
Po kështu në vitin 2015 Nelli është arrestuar pasi policia gjeti drogë dhe armë gjatë një turneu të tij. (J.V/Shuplaka)