Nga 7 gram të gjetur në xhep një të riu, karabinierët e Collagnas kanë arritur të zbulojnë në Reggio Emilia, me anë të një kontrolli rutinë një sasi të madhe droge me vlerë 500 mijë euro. Në një garazh në rrugën “Vëllezërit Cervi”, pako me peshë të ndryshme të mbushura me marijuanë.
Sipas mediave lokale, janë gjetur 44 kg marijuanë që kanë çuar në arrestimin e 3 italianë dhe një shqiptari, të gjithë pa precedentë penalë. Përveç 44 kg marijuanë janë gjetur edhe doza hashashi dhe material tjetër i nevojshëm për shpërndarjen.
Mbeten ende për t’u sqaruar raportet mes 4 të arrestuarve. Me akuzën për posedim dhe shpërndarje droge, karabinierët kanë arrestuar shtetasin shqiptar Sabri Kalaj, një 28-vjeçar rezident në Reggio. Ai sipas hetuesve ishte kapoja i rrjetit të shpërndarësve.
Droga, e konsideruar nga policia italiane e cilësisë së ngjashme me atë shqiptare, është ruajtur nga Kalaj në garazhin e Vincenzo Vicinanza, 49 vjeç. Një depozitë më shumë mundësi provizore, çelësi i të cilës është gjetur në shtëpinë e shqiptari. Kalaj dhe Vicinanza – që mbrohen respektivisht nga avokatët Alessandro Conti dhe Zambonini – kanë përfunduar në burg në pritje të vlerësimit të masës së arrestit. I njëjti fat edhe për Giorgio Zanforlin, 41-vjeçar. Një masë më e butë për Giacomo Rustichelli, 38 vjeç i cili është lënë në detyrim paraqitje. (S.SH/SHUPLAKA)