Një shtetas që dyshohet të jetë pjesë e spiunazhit rus u arrestua të enjten në Kiev të Ukrainës. Kjo pasi ai dyshohet se ishte rekrutuar nga shërbimet sekrete ruse dhe ishte futur të punonte brenda qeverisë ukrainase për të spiunuar për rusët.
Stanislav Yezhov kishte punuar si përkthyes për zyrën e Kryeministrit në Ukrainë. Kryeministri Volodymyr Groysman bëri të ditur që ai kishte punuar shumë gjatë ‘për një qeveri të një vendi armik’, duke aluduar për Rusinë.
Ndërkohë, mediat britanike kanë raportuar që Yezhov kishte qenë edhe brenda Kryeministrisë së Britanisë së Madhe në Londër, bashkë me delegacionin ukrainas të kryesuar nga Groysman, gjatë një vizite zyrtare në muajin korrik.
Për këtë çështje, kryeministrja Theresa May ka thënë që është në dijeni që ai ka qenë brenda zyreve të saj, por që kjo çështje i takon autoriteteve të Ukrainës.
39 vjeçari Yezhov akuzohet se punoi për shërbimin sekret rus SBU dhe është kapur në vepër nga autoritetet në Ukrainë. Ukraina dhe Rusia janë në gjendje konflikti, që prej se shteti i Vladimir Putin aneksoi ushtarakisht rajonin ukrainas të Krimesë.
(E.K/faxweb)