13:11 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arrestohet vëllai i ish-deputetit të PS, akuzohet për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal

13:18 | 10/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestohet vëllai i ish-deputetit të PS, akuzohet për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal

Policia ka vendosur në pranga Xhelal Rrajën, vëllain e ish-deputetit të PS-së Rrahman Rraja. Pas një pune të mirëfilltë hetimore, është bërë e mundur kapja e shtetasit në kërkim Xh. Rr.

Xh. Rr. ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në vijim të operacionit “Revanshi”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

Operacioni “Revanshi” u zhvillua në datat 17 dhe 18 maj dhe një pjesë e mirë e personave ndaj të cilëve u lëshuan urdhër arrestet, ndodhen prej kohësh jashtë vendit.

Prokuroria e Posaçme lëshoi 50 urdhër arreste për persona të dyshuar si pjesë e 7 bandave kriminale, nga të cilat 14 u ekzekutuan në Shqipëri, dhe 6 të tjera në Itali, Gjermani, Spanjë dhe Belgjikë.

Në listën e personave që janë në kërkim rezulton dhe ish deputeti socialist Arben Ndoka, i dyshuar si kreu i njërit prej grupeve si dhe vëllai dhe i afërmi i një tjetër deputeti të shumicës, Eduard Ndreca.

Sipas SPAK, karakteristikë e këtyre grupeve është dhuna e egër në kryerjen e krimeve. Hetimet kanë zbuluar lidhjet mes tyre, aleancat dhe armiqësitë që kanë qenë burim i vrasjeve dhe tentativave për vrasje, mes anëtarëve të grupeve.

Gjatë operacionit për ekzekutimin e urdhërave të arrestit, janë ushtruar kontrolle në 50 banesa, në Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Lezhë, Rrëshen, Kurbin, Fushë-Krujë dhe Krujë, ku ishin dhe bazat e grupeve.

Prokuroria e Posaçme njoftoi se sekuestroi automjete të blinduara, bizhuteri, lingota floriri dhe vlera monetare, për një total prej afro 4.5 milionë euro, nga të cilat 3 milionë euro janë cash.

Pas

3561 bimë kanabisi të kultivuara në Shkodër, autorët ende të paidentifikuar

Para

Publikohet videoja e vrasjes së shqiptarit në burgun e Koridhalos, momenti që Alfons Doçi qëllohet me thikë

Para
Publikohet videoja e vrasjes së shqiptarit në burgun e Koridhalos, momenti që Alfons Doçi qëllohet me thikë

Publikohet videoja e vrasjes së shqiptarit në burgun e Koridhalos, momenti që Alfons Doçi qëllohet me thikë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndërtimet pa leje në Theth, Berisha i del në mbrojtje prokurores dhe sulmon SPAK

Paketa e Maleve, Rama publikon hartën: 787 aplikantë në vetëm 5 ditë

Thirrja e kryeministrit Rama për qytetarët: Denonconi noterët dhe avokatit që ju kërkojnë pagesë për shërbimet në e-Albania

Të paktën 20 palestinezë të vrarë në pikën e shpërndarjes së ndihmave në Gaza, GHF akuzon Hamasin

Gjykata Kushtetuese ndërron qëndrim: Opozita mund të çojë çështjet e mandateve në Kushtetuese pa kaluar nga Kuvendi

Kontroll blic në të gjitha burgjet e vendit, u kaluan në “sitë” kartelat e takimeve

Vazhdon ‘vala’ e dorëheqjeve, largohen drejtorët e bashkisë së Roskovecit dhe 5 administratorët

Trump vendosi t’i japë më shumë armë Ukrainës, reagon Kremlini: Ky është biznes

Vrasja e Renis Dobrës, policia jep detaje nga krimi i rëndë: Kush janë 4 autorët e dyshuar të krimit

Të paktën dy të vdekur në sulmin e ri rus me 400 dronë dhe raketa balistike në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.