00:04 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Arrestohet vlonjati i shumëkërkuar, çfarë i gjeti policia në banesë

15:16 | 26/11/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestohet vlonjati i shumëkërkuar, çfarë i gjeti policia në banesë

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi ishte shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për Blendo (Edison) Alikaj, i cili akuzohet për veprën penale ”Vrasje me dashje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë”.

DETAJE:

Specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda në D.V.P.Vlorë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së shtetit, pas një pune dhe hetimi intensiv për kapjen e ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë ushtruar kontrolle në ambiente të ndryshme dhe në tre banesa në Tiranë e Vlorë, ku dyshohej se mund të fshihej një shtetas i shpallur në kërkim. Mbi bazen e informacioneve të siguruara nga qytetarët është lokalizuar vendodhja e tij në një lokal pranë vendit të quajtur ”unaza e re” në Astir, Tiranë. Si rezultat i ndërhyrjes profesionale të Policisë është kapur dhe ndaluar shtetasi : Blendo (Edison) Alikaj, 32 vjeç, banues në Vlorë.

Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën ”Arrest me burg”, pasi dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur në qytetin e Vlorës më datë 04.01.2017, në lagjen ‘’Hajro Çakërri’’, pranë Poliklinikës, ku ka qëlluar me armë zjarri automatik, për pasojë kanë mbetur të plagosur tre shtetas, vepër penale kjo e parashikuar nga neni 79/ dh e 22 si edhe 278 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit të ushtruar në një nga banesat në Vlorë janë gjetur dhe sekuestruar 3 fishek pistolete, 1 pal dorashka të zeza dhe 1 kapuç-maskë. Gjithashtu në përfundim të veprimeve hetimore të kryera prej Policisë ka rezultuar si autor i dyshuar në ngjarjet e ndodhura më parë dhe konkretisht:

Më datë 03.11.2016, në lagjen ”Isa Boletini” tek lulishtja e Kalit të Trojës, sëbashku me një tjetër shtetas dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri automatik. Më datë 18.05.2017, në vendin e quajtur ”Jonufër” sëbashku me tre shtetas të tjerë dyshohet se ka shtërnguar me anë të kanosjes dhe dhunës një tjetër shtetas për dhënien e një shume të caktuar lekësh. Shtetasi Blendo (Edison) Alikaj është shtetas me precedentë penal si edhe i dënuar më parë lidhur me disa vepra të ndryshme penale të ndodhura në Vlorë. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndaj shtetasit të mësipërm për veprime të mëtejshme. (F.M/Faxweb)

Pas

13-vjeçari humb kontrollin e mjetit në Burrel, përplaset keq, në gjëndje të rëndë

Para

Shpend Ahmeti konfirmohet kryetar i Prishtinës edhe pas rinumërimit të votave, diferenca me Arban Abrashin

Para
Shpend Ahmeti konfirmohet kryetar i Prishtinës edhe pas rinumërimit të votave, diferenca me Arban Abrashin

Shpend Ahmeti konfirmohet kryetar i Prishtinës edhe pas rinumërimit të votave, diferenca me Arban Abrashin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.