Blutë e Shkodrës kanë vënë në pranga 34 vjeçarin me inicialet G.M, banues ne Muriqan. Sipas bluve të Shkodrës 34 vjeçari është arrestuar pas një pune të mireorganizuar, ndërkohë që është sekuestruar edhe arma e krimit.
DETAJET:
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur me datë 29.11.2017 ku pas një konflikti ka pasur të shtëna me armë ku dhe u bë shpallja në kërkim e një shtetasi. Ndalohet shtetasi në kërkim së bashku me armën e krimit. Me datë 30.11.2017 nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër pas një pune intensive dhe të mirëorganizuar, u bë ndalimi i shtetasit në kërkim: G.M 34 vjeç, banues në fshatin Muriqan, Shkodër Gjithashtu këtij shtetasi ju gjet dhe ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip automatik model 56, me të cilën dyshohet të ketë qëlluar në ajër pas konfliktit me shtetasin H. Q. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme. (J.V/Faxweb)