Forcat izraelite të sigurisë mbrëmë bllokuan zonën përreth Portës së Damaskut në hyrje të Qytetit të Vjetër në Kudsin Lindor të okupuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Bllokada u krye për shkak të një procesioni të kolonëve hebrenj që lëviznin drejt Murit të Vajtimit të vendosur në muret jugperëndimore të kompleksit Al-Aksa.
Me këtë rast, forcat izraelite zbrazën pllajën përpara Portës së Damaskut dhe e shpallën atë një zonë ushtarake. Ata po ashtu arrestuan tre palestinezë dhe sulmuan fizikisht njërin prej tyre.
Hebrenjtë shënojnë ditën e zisë dhe agjërimit Tisha BeAv, kurse grupet ekstreme hebreje u bënë thirrje kolonëve hebrenj që të dalin në një numër sa më të madh dhe të pushtojnë kompleksin Al-Aksa.//AA