Manchester United raportohet se do të zyrtarizojë blerjen e parë të verës ditën e enjte.
Pas shumë thashethemeve që kanë lidhur lojtarin e Swansea City Daniel James me Djajtë e Kuq, mesa duket marrëveshja është arritur dhe do të konfirmohet menjëherë.
Një profil tifozësh që ka lidhje me klubin ka dëgjuar se lajmërimi zyrtar do të vijë ditën e enjte pasi është gjetur akordi si me lojtarin ashtu edhe me klubin.
Kjo ishte një lëvizje e domosdoshme për United që ka nevojë të përforcojë sulmin dhe gjithashtu të ndryshojë mënyrën se si ka bërë merkato pasi ka marrë shumë emra të mëdhenj që kanë dështuar.
Me ardhjen e Ole Gunnar Solskjaer, United do të mundohet të bëhet sa më shumë si Tottenham dhe Liverpool që marrin shpesh lojtarë të ligave të ulëta dhe i formojnë në klubin e tyre.