07:33 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arrihet marrëveshja e Vetëvendosjes me LDK-në, zbulohet si do të ndahet pushteti

11:13 | 13/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrihet marrëveshja e Vetëvendosjes me LDK-në, zbulohet si do të ndahet pushteti

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, pas një procesi të gjatë bisedimesh, janë marrë vesh për mënyrën sipas së cilës do t’i ndajnë ministritë në koalicionin e ardhshëm qeveritar.

Në marrëveshjen e arritur, të cilën e ka siguruar Klan Kosova, Ministria e Financave, Ministria e Jashtme, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe ajo e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërsa, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë do të drejtohen nga ministra të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Siç ka ndodhur zakonisht në marrëveshjet për bërjen e qeverive në Kosovë, Ministria e Kthimit (serbet e larguar) i takon minoritetit serb, ndërsa habitshëm – edhe sepse LDK e kishte udhëhequr dikur këtë ministri, edhe për faktin se VV-ja e ka pasur pjesë të narrativit të saj politik gjatë kohë – është vendosur që Ministria e Kulturës t’i takojë minoriteteve tjera.

Dakordësimi mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është arritur edhe për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, që do t’i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila atë do t’ia besojë Vjosa Osmanit.

Dhe, megjithëse ishte çështja më e diskutuar dhe një prej arsyeve që herë njëra e herë tjetra palë paralajmëronte se mund ta prishte krejt marrëveshjen, për postin e presidentit të dy partitë janë marrë vesh që të merren vesh pas një viti.

Kjo marrëveshje i çel rrugë finalizimit të bashkëpunimit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në qeverinë e ardhshme, si dhe lehtëson seancën konstitutive të Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga presidenti Hashim Thaçi më 24 dhjetor të këtij viti.

Pas

Qëllohet me armë 23-vjeçari shqiptar, lihet i vdekur në derën e spitalit

Para

VIDEO/ Banorët e një pallati në Durrës dalin në protestë para Bashkisë: Ndërtuesi të rregullojë dëmet

Para
VIDEO/ Banorët e një pallati në Durrës dalin në protestë para Bashkisë: Ndërtuesi të rregullojë dëmet

VIDEO/ Banorët e një pallati në Durrës dalin në protestë para Bashkisë: Ndërtuesi të rregullojë dëmet

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Mbi 100 civilë vriten çdo ditë në Gaza”, ministri egjiptian në Bruksel: Turp për të gjithë ne

Shqipëria kryeson Europën për emigracion neto negativ në vitin 2024

Mjeku gjerman del në gjyq për vrasjen e 15 pacientëve të sëmurë rëndë

Tre persona humbën jetën nga një goditje rrufeje në rajonin Tula të Rusisë

BE-ja përshëndet përpjekjet e Armenisë për stabilitet rajonal dhe normalizim me Turqinë

Të paktën 300 të vrarë në sulmet e milicisë në Sudan

Parashikimi i motit sot,15 Korrik 2025

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius: Dy sisteme Patriot po përgatiten për Ukrainën

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.