Granit Xhaka dhe Roma kanë arritur një marrëveshje në parim për të realizuar transferimin.
Mesfushori shqiptar që përfaqëson Zvicrën e dëshiron largimin nga Arsenali qysh në këtë verë.
Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, Xhaka tashmë ka arritur marrëveshje në parim me Giallorossët.
Roma do të bëjë ofertë tani në drejtim të Arsenalit dhe të mbyll transferimin t lojtarit.
Xhaka e di tani se çfarë do dhe e di se sa shumë e kërkon Jose Mourinho që ta merr në Olimpico.
Arsenali thuhet se kërkon rreth 30 milionë euro për kartonin e mesfushorit, derisa Roma nuk ofron më shumë se 20.
AS Roma are preparing their new bid to sign Granit Xhaka. They’re now feeling confident as personal terms are agreed, Xhaka is pushing to join Roma as priority… and he knows how strongly Mourinho wants him ??? #ASRoma #AFC
Arsenal are open to sell Xhaka after signing Lokonga.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 20, 2021