Pas transferimit të Romelu Lukalut nga Manchester United, Inter është i vendosur edhe të marrë edhe një tjetër sulmues të djajve të kuq. Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Alexis Sanchez.
Mesa duket, të dyja skuadrat kanë arritur një marrëveshje për këtë transferim, në formë huazimi, ndaj pritet vetëm zyrtarizimi.
Gjithashtu, Inter nuk ka pranuar opsionin për ta blerë në fund të sezonit. Kujtojmë së Sanchez është një nga lojtarët më të paguar të Manchester United, me një pagë rreth 400.00 euro në javë, ndërsa Inter ofron 150.000 euro kurse pjesën tjetër duhet ta paguajnë vetë djajtë e kuq.