01:32 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Arrihet marrëveshja ndërmjet PAN dhe AKR-së për formimin e qeverisë së re

19:11 | 28/08/2017
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrihet marrëveshja ndërmjet PAN dhe AKR-së për formimin e qeverisë së re

Duket se bllokada politike në Kosovë do të marrë shpejt fund. Koalicioni PAN ka arritur marrëveshje me kreun e AKR’së, Behgjet Pacollin, për formimin e Qeverisë së Kosovës. Fillimisht, me këtë marrëveshje arrihet zhbllokimi i Kuvendit duke e votuar Kryeparlamentarin, e më pas kalohet në votimin e Qeverisë. Sipas të gjitha gjasave, seanca e radhës ku do të implementohet kjo marrëveshje do të mbahet në fillim të shtatorit, rapoton Express.

Koalicioni PAN dhe Aleanca për Kosovën e re e Behgjet Pacollit kanë rënë dakord për krijimin e institucioneve të reja. 

Pacolli ka pranuar të bëhet pjesë e qeverisë së re e cila pritet të drejtohet nga Ramush Haradinaj.
Me sa duket negociatat që janë zhvilluar gjatë fundjavës që shkoi, kanë qenë vendimtare për këtë marrëveshje. Javën e kaluar Kuvendi i Kosovës nuk arriti të zhbllokohet pasi PAN ende nuk i kishte votat për Kryeparlamentarin. Kjo nxiti debate të ashpëra dhe përplasje sidomos ndaj Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës. 
Kreu i PDK’së Kadri Veseli në replikat e tij me Albin Kurtin në Kuvend, tha se do të hiqte dorë nga posti i Kryeparlamentarit nëse Kurti arrin të sigurojë 61 vota – aq sa duhen për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe formimin e institucioneve.

Zyrtarë të PDK’së dhe të partive tjera në Parlamentin e Kosovës kanë thënë se presin që Kuvendi të mbajë seancën e re gjatë javës së parë të muajit shtator. (B.H/Shuplaka)

 

 

Etiketa: haradinaj
Pas

Festa e beqarisë në jaht, mikeshat surprizojnë Xhensilën (FOTOT)

Para

“Pse filmon”, Berisha: Polici kërcënon rëndë qytetarin (VIDEO)

Para
Ruçi kryetar i Kuvendit, Berisha: Rama mbron trashëgiminë e tij mizore familjare

"Pse filmon", Berisha: Polici kërcënon rëndë qytetarin (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.