02:27 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Arrihet marrëveshja për murin, palët ende konfuze çdo të ndodhë me të

08:54 | 04/02/2017
në Kosova, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Serbët ngrejnë murin në Mitrovicë, Prishtina reagon njëzëri

Më në fund është arritur marrëveshja për murin në Mitrovicë. Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç, janë pajtuar që të zgjidhet kjo çështje shumë e diskutuar. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, përmes një komunikate të përbashkët të cilët e publikuan në rrjetin social Facebook edhe zyrtarë të tjerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Gjatë ditëve të fundit dhe nën lehtësimin e Zyrës së BE-së si dhe të Ambasadës së SHBA-ve, ne, palët e përbëra nga ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, jemi pajtuar që të zgjidhim çështjen e cila lidhet me ndërtimin e murit në Mitrovicën Veriore”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatën në fjalë nuk është bërë e ditur konkretisht nëse muri do të rrëzohet, por është thënë se ‘zgjidhja do të ulë tensionet në veriun e Kosovës dhe do të ndihmojë lirinë e lëvizjes’.

“Gjatë ditëve në vijim, ne do të njoftojmë publikun me planin e rishikuar për zonën e këmbësorëve, e cila buron nga marrëveshja në kuadër të dialogut të BE-së, që ka të bëjë me projektin e BE-së për urën”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Qeverisë. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: kosovamuri ne Mitrovicerajoni
Pas

Griezmann përçan Murinhon me United, portugezi bllokon transferimin e tij

Para

Kërkohej për ”rrëmbim me armë” dhe ”vjedhje me dhunë” në Itali, arrestohet në Lushnje

Para
I pirë, kanos dhe rreh të birin 27 vjeç, arrestohet vlonjati (EMRI)

Kërkohej për ''rrëmbim me armë'' dhe ''vjedhje me dhunë'' në Itali, arrestohet në Lushnje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.