09:33 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arrihet marrëveshja/ PS dhe opozita parlamentare dakordësohen: Më 23 korrik votohet pakti i 5 qershorit, më 30 korrik ndryshimet kushtetuese

20:01 | 21/07/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrihet marrëveshja/ PS dhe opozita parlamentare dakordësohen: Më 23 korrik votohet pakti i 5 qershorit, më 30 korrik ndryshimet kushtetuese

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryetari i grupit parlamentar në PS Taulant Balla, po zhvillojnë një takim me 3 kryetarëve të grupeve parlamentare të opozitës në Kuvend, Myslym Murrizin,
Edmond Stojkun edhe Nimet Musain. Burime bëjnë me dije se kryeministri pritet të firmosë me ta marrëveshjen për të votuar “5 qershorin”.

Në marrëveshjen e siguruar nga Fax News bëhet me dije se opozita parlamentare do të votojë me datën 23 korrik marrëveshjen e 5 qershorit, e dakordësuar nga opozita jashëtparlamentare dhe nga maxhoranca.

“Mbështesin me votë në seancën plenare të Kuvendit të datës 23 Korrik 2020, Projekt-ligjin „Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 „Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë“, të ndryshuar, të miratuar me votat e shumicës parlamentare në Komisionin e Ligjeve, në respektim të

Marrëveshjes datë 05.06.2020 ndërmjet Partisë Socialiste, opozitës jashtëparlamentare të përbërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim si dhe deputetes Rudina Hajdari.”, thuhet ne marrëveshje.

Por duket se socialistët do ti shkojnë deri në fund ndryshimeve kushtetuese, ku synojnë heqjen e koalicioneve parazgjedhore, dhe listat e hapura, ndryshime këto të cilat do të votohen me datën 30 korrikut në seancën e fundit paralamentare.

“Mbështesin me votë në seancën plenare të Kuvendit të datës 30 Korrik 2020, Projekt-ligjin „Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr.8417, datë 21.10.1988 „Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë“, të ndryshuar, miratuar me votat unanime të aëtarëve të Këshilli të Legjislacionit dhe Komisionit të Cështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut të Kuvendit në mbledhjen e Përbashkët datë 14 Korrik 2020;”- thuhet në marrëveshje.

Vetë kryeministri Rama me anë të një statusi në facebook e ka bërë të qartë se hapja e listave është e rëndësishme për ta, por prekja e Kushtetutës pa miratimin e opozitës së bashkuar ka shqetësuar jo pak ndërkombëtarët.

Për 2 orë ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar takime në kryeministri për t’i bërë të qartë qeverisë së majtë qëndrimin e SHBA.

Ndërkohë që amendimet e kodit zgjedhor të dakordësuara mes PD dhe PS u votuan gjatë paradites nga Komisioni i Ligjeve.

MARRËVESHJE POLITIKE PËR “REFORMËN ZGJEDHORE”. Në Tiranë, në datë 21 Korrik 2020, palët e mëposhtme:

Pakica Parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, e përbërë nga: i) Grupi Demokrat, përfaqësuar nga Z. Myslim Murrizi, në cilësinë e Kryetarit të Grupit; ii) Grupi Demokraci dhe Drejtësi, përfaqësuar nga Z. Edmond Stojku në cilësinë e Kryetarit të Grupit; iii) Grupi i Pavarur, përfaqësuar nga Z. Nimet Musai, në cilësinë e Kryetarit të Grupit, dhe Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, në cilësinë e Shumicës Parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari i Grupit, Z. Taulant Balla,

Duke marrë në konsideratë dhe duke vlerësuar si shumë të rëndësishëm për forcimin e demokracisë dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë: 1.Krijimin e premisave reale për zgjedhje të lira dhe të ndershme sipas standarteve më të mira të pranuara ndërkombëtarisht, ku zgjedhësit kanë mundësi të japin votën e tyre për kandidatët e parapëlqyer të subjektit politik;

2.Miratimin e Reformës Zgjedhore dhe adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODHIR me qëllim forcimin e besimit të qytetarëve te zgjedhjet; 3.Përmbushjen e kushtit të vendosur në takimin e Këshillit Europian të datës 25 Mars 2020 për miratimin e reformës zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimin e OSBE/ODHIR përpara konferencës së parë ndërqeveritare në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë me BE, prioriteti më madhor për ardhmërinë e vendit;4.Dialogun gjithëpërfshirës ndërpartiak në proceset demokratike të vendit, ku reforma zgjedhore është prioritare,

Me mirëkuptim dhe vullnet të plotë, njëkohësisht angazhohen të:
1.Mbështesin me votë në seancën plenare të Kuvendit të datës 23 Korrik 2020, Projekt-ligjin „Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 „Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë“, të ndryshuar, të miratuar me votat e shumicës parlamentare në Komisionin e Ligjeve, në respektim të Marrëveshjes datë 05.06.2020 ndërmjet Partisë Socialiste, opozitës jashtëparlamentare të përbërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim si dhe deputetes Rudina Hajdari.

2.Mbështesin me votë në seancën plenare të Kuvendit të datës 30 Korrik 2020, Projekt-ligjin „Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr.8417, datë 21.10.1988 „Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë“, të ndryshuar, miratuar me votat unanime të aëtarëve të Këshilli të Legjislacionit dhe Komisionit të Cështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut të Kuvendit në mbledhjen e Përbashkët datë 14 Korrik 2020;

3.Vijojnë dialogun midis grupeve parlamentare si dhe të nxisin e mbështesin dialogun midis tyre dhe opozitës jashtëparlamentare, në një proces gjithëpërfshirës me synim arritjen e një dakordësie sa më të gjerë për reflektimin në Kodin Zgjedhor të amendamenteve kushtetuese që përmenden në pikën 2 më sipër.

Lexuar, pranuar dhe nënshkruar në Tiranë, më 21 Korrik, 2020 në 4 (katër) kopje.
GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË SOCIALISTEGRUPI DEMOKRAT TAULANT BALLA MYSLIM MURRIZI
GRUPI DEMOKRACI DHE DREJTËSI GRUPI I PAVARUR EDMOND STOJKU NIMET MUSAI

Etiketa: edi ramamarreveshjataulant balla
Pas

“Shembja e Teatrit mund të largonte opozitën nga zgjedhjet”, Pollo flet për skenarin e Ramës: Ja përse i kërkon listat e hapura kur i ka mohuar

Para

Ledri zbulon si e thërret me përkëdheli Sarën dhe na shkriu zemrën

Para
Ledi Vula feston ditëlindjen dhe zbulon dëshirën e tij këtë vit, e dashura i bën postimin romantik: Je mashkulli që dua…

Ledri zbulon si e thërret me përkëdheli Sarën dhe na shkriu zemrën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vendim i fortë nga parlamenti iranian: Pezullim i bashkëpunimit me IAEA-n

Trump sulmon mediat amerikane për raportimet mbi dëmet në centralet bërthamore të Iranit

Rama publikon foton familjare nga pritja mbretërore në samitin e NATO-s

Mbretëria e Bashkuar blen avionë luftarakë të aftë për transport armësh bërthamore

10 mijë trupa në gatishmëri për sigurinë e liderëve të NATO-s në Hagë

Sot tentativa e 37-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Tatimet nisin hetim për 33 milionë euro të padeklaruara nga influencues në rrjetet sociale

Rinumërimi në Tiranë vijon në ditën e 7-të, hapen 771 kuti votimi deri tani

Trump akuzon mediat amerikane për rrjedhjen e informacioneve sekrete

“Bombardoni Iranin”/Trump publikon foton e avionëve B2, “përbindëshat e qiellit”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.