14:45 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Arritjet për 2017-ën dhe perspektiva për 2018-ën”, flet drejtori i Credins Bank:

09:32 | 02/02/2018
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Arritjet për 2017-ën dhe perspektiva për 2018-ën”, flet drejtori i Credins Bank:

Drejtori i Përgjithshëm i Credins Bank, Maltin Korkuti, ka dhënë një intervistë për revistën e Shoqatës Shqiptare të Bankave, Bankieri.

Intervista tregon në mënyrë të përmbledhur mbi arritjet e Credins Bank në 2017 dhe perspetkiva e synimet e vëna nga ana e drejtuesve për vitin 2018.

PJESË NA DEKLARATA E KORKUTIT: 

Ne kemi më arsye për të qenë krenare. Jemi sot banka e dytë në vend për kredidhënie dhe kemi konsolidur pozicionin tonë si banka e tretë më e madhe në vend në depozita dhe aktive.

Credins ka siguruar një shtrirje kapilare në të gjithë vendin dhe vazhdoi dhe gjatë këtij viti zgjerimin e saj me hapjen e një dege të re në Lezhë si dhe investimin në shkallë të gjerë në rivitalizimin, e degëve ekzistuese duke krijuar kushte optimale për një shërbim sa më efektiv ndaj klientëve.

Investimi i bërë në kapitalin njerëzor,përmes programit të trajnimit të stafit për rritjen efektivitetit te shitjeve (SFE), filloi të japë frytet e veta duke u reflketuar në krijimin e një kulture të re pune dhe në  një qëndrim gjithnjë e më proaktiv të punonjëve ndaj klientit.

Cilësia e depozitave dhe kredive ishte  dhe këte vit fokusi ynë kryesor, dhe kjo është reflektuar në ritmin e rritjes së tyre  në 2017 por  është punuar intensivisht që Credins të jetë zgjedhja numër një e shqiptarëve për të gjtha  produktet bankare Sot Credins ofron një gamë produktesh që mbulon 360 gradë nevojat e individit, institucioneve apo biznesit.

Gjatë 2017 u finalizua marrëveshja me ISSH për kalimin e pensioneve përmes portalit të ISSH, një zhvillim teknologjik në dobi të klientëve pensionistë brenda dhe jashtë vendit; u hodh në treg Mastercard për biznesin në Euro, si kartë debiti dhe krediti si dhe Mastercard Gold  për klientët Elitë në Credins. Po gjatë 2017 u formalizuan marrëveshjet me institucione si Posta Shqiptare dhe AK Invest, në fushën e pagesave, për të zgjeruar aksesin e klientëve në

Credins dhe në zonat ku ende nuk kemi një prezencë fizike. Credins vazhdoi dhe këtë vit të renditet si një nga mbështetësit më të mëdhenj në projekte në fushën e përgjegjësisë sociale duke kontribuar përmes dhurimeve dhe sponsorizimeve në shumë aspekte sociale, infrastrukturore, institucionale, kulturore dhe në ambient.

Duke hedhur një vështrim në perspektivën e  vitit  2018,  ritmi  i zgjerimit të bankës do të vazhdojë, dhe pozicioni i saj në treg do të konsolidohet.

Fokusi ynë mbetet  kënaqësia e klientit  e në këtë kuadër parashikojmë investime të rëndësishme në integrimin gjithnjë e më shumë të teknologjisë në shërbimet bankare. Sfida teknologjike në shërbimet bankare  është shumë e madhe pasi nuk mjafton  investimi, por ka një konteks rregullator dhe ligjor të komplikuar si dhe një konkurencë në rritje nga institucionet jo banka. Por është një domosdoshmëri që brezi aktual konsumator e ka prioritet dhe në si bankë synojmë të propozojmë zgjidhjet tona.

Gjatë vitit 2018 gjithashtu pritet finalizimi i disa investimeve në bazën e të dhënave, që do të sjellin analiza më cilësore në vlerësimin e klientëve dhe orientim më të saktë të produkteve drejt nevojave të tyre reale.

Vitin që vjen, Credins Bank mbush 15 vite aktivitet, dhe kur kthejmë vështrimin pas në ditët kur u vendos krijimi i bankës së parë shqiptare, kemi të gjitha arsyet për të besuar se bëmë zgjedhjen e duhur. Institucioni që kemi krijuar, i përgjigjet pritshmërive të themeluesve, aksionerëve, stafit dhe klientëve tanë./Faxweb

Etiketa: credins bankmaltin korkurti
Pas

Marrëveshje për të fortët, Arta Marku pret në takim Fatmir Xhafajn

Para

Aksidenti në Maqedoni, Ahmetaj sfidon Bashën: Njëri nga ne të dy duhet të japë dorëheqjen

Para
Aksidenti në Maqedoni, Ahmetaj sfidon Bashën: Njëri nga ne të dy duhet të japë dorëheqjen

Aksidenti në Maqedoni, Ahmetaj sfidon Bashën: Njëri nga ne të dy duhet të japë dorëheqjen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama u citon Kanunit liderëve europianë teksa i fton për drekë: Sa herë që të vini në Shqipëri do të jeni të mirëpritur

BE, e gatshme të bëjë më shumë për ta sjellë Putinin në tryezë”/ Ursula von der Leyen: Jemi në Tiranë për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët

Berisha nga Samiti i IDU në Bruksel/Zgjedhjet në Shqipëri, më të dhunuarat sipas anëtarëve të IDU – Rama nuk do e gëzojë këtë mandat

Ngjarje e rëndë në Maliq/14-vjeçari plagos me thikë një tjetër të mitur

‘Jemi në epokë të re, por të paqëndrueshme’, Starmer në Tiranë: Rusia po luan lojëra! Nëse nuk ulet në tryezën e bisedimeve duhet të paguajë çmimin

Meloni: Urime Edit për rizgjedhjen tërësisht të papritur

“Duhet të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë”, Erdogan nga Tirana: Kohë kritike për sigurinë europiane

Macron uron Ramën për fitoren: Urime për rezultatin, rrugëtimin europian dhe besim që shpreh tek Europa

Deklaratë nga PD: Qeveria shkel ligjin për të blerë vota përmes investimeve publike

Negociatat në Turqi/ Zelenksy: Putin dërgon delegacion me kokëboshë! Europa duhet t’i bëjë më shumë presion

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.