ARRSH dhe Policia Rrugore, në një deklartë të përbashkët për mediat kanë sqaruar akset rrugore të cilat do të jenë funksionale për ditën e nesërme.
Në delartë thuhet se në orën 06.00 të mëngjesit do të jetë e mundur kalimi i automjeteve segmenti Qafë Kashar -Vorë, ku ka perfunduar ndërhyrja. Nga an tjetër do të mbyllet edhe segmenti Vorë-Maminas ku do të punohet.
Njoftimi i plotë
“Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore informojnë median dhe opinionin publik se ne vijim te ndërhyrjes emergjente për riparimin e shtresave asfaltike në aksin Qafë Kashar – Durrës dhe Durrës – Qafë Kashar në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore do të fillojë neser ne ora 06-00 te mengjesit fazen e dyte te punimeve ne segmentin Vore – Maminas ne drejtimin Tirane – Durres.
ARRSH dhe Policia Rrugore kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor.
Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë Rrugore është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.
VORË – MAMINAS
Devijimi i trafikut ne drejtimin Tirane – Durres fillon ne oren 06:00 date 12.06.2018
Levizja e automjeteve ne drejtimin Tirane – Durres do te devijohet tek karburant Kastrati ne Vore ne rrugen dytesore Vore – Marikaj – Maminas (te nenkalimi I dyte i Vores)
Automjetet mund te perdorin serish autostraden nga Maminasi ne drejtim te Durresit te mbikalimi i Maminasit.
Levizja e mjeteve te tonazhit te rende te cilat levizin nga Veriu ne drejtim te Jugut, do te devijohen ne Fushe Kruje ne drejtim te Kamzes duke shfrytezuar rruget alternative Tirane – Unaza e re – Kombinat – Ndroq – Durres ose Tirane – Unaza e re – Elbasan – Rrogozhine.
Drejtimi nga Durresi per ne Tirane eshte i hapur per levizjen e automjeteve.
Dalja per automjetet te mbikalimit ne Marikaj per ne rrugen dytesore do te jete i bllokuar.
Dalja te mbikalimi I Vores ne drejtim te Veriut do te jete e mbyllur per mjetet e renda qe levizin ne drejtimin nga Durresi drejt veriut. Keto mjete do te shfrytezojne mbikalimin te Casa Italia ne drejtim te Kamzes dhe ne vijim.
Në mënyrë të veçantë drejtuesit e mjeteve që përdorin segmentin Tiranë-Durrës dhe kthim duhet të përpiqen të zgjedhin drejtime alternative sipas udhëzimeve që do të jepen në vazhdimësi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore.
Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë me njësi të përqëndruara në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.
Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë.
Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Vore – Maminas do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.”
(E.V/Faxweb.al)
Discussion about this post