00:23 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

ARRSH-ja hap tenderat për Bypass­in e Fierit dhe të Vlorës

08:44 | 20/09/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
ARRSH-ja hap tenderat për Bypass­in e Fierit dhe të Vlorës

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka rihapur dje procedurat për tenderat për dy nyjet, Bypass­in e Fierit dhe atë të Vlorës.

ARRSH ka njoftuar dje çeljen e tenderit, duke dhënë detaje mbi projektet, ecurinë e tyre dhe hapat që duhet të ndjekin të interesuarit.

BYPASS­I I VLORËS

Projekti për bypass­in e Vlorës mori jetë në prill të 2015 dhe parashikohej që të përfundonte pas 30 muajsh, që do të thotë se do të finalizohej në muajin tetor. Por deri më sot, është realizuar vetëm 12% e projektit dhe me keq akoma, kompania italiane e kontraktuar u ka dhënë duart punimeve duke mos i shkuar deri në fund. Për këtë arsye, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur edhe një herë tjetër procedurat e tenderimit.

Bypassi i Vlorës ka një gjatësi 29 km dhe përgjatë kësaj periudhe janë asfaltuar vetëm 3.5 km rrugë. Për pjesën e mbetur, të lënë “peshqesh” nga kompania italiane, duhen pritur edhe 27 muaj të tjerë. Sipas njoftimit të ARRSh­së, firma që do të shpallet fituese, do të ktë eafat deri në 2020 për përfundimin e punimeve në këtë segment.

BYPASS­I FIERIT

Ndërprerja e punimeve dhe prishja e kontratës me kompaninë “Serenissima” nuk ishte një rrufe në qiell të hapur. Nga 2015, kur fitoi tenderin e deri në 2017, kompania në fjalë dha sinjale se po shkelte “me të dyja këmbët” kushtet për të cilat ishte dakordësuar. Ritmi i ulët i punimeve, por edhe protestat e para një viti të punë­ torëve, të cilët ankoheshin se kishin 7 muaj pa u paguar, duhet të shërbenin si kambanë alarmi. Në Bypass­in e Fierit janë arritur, që në harkun e 24 muajve, të përfundojnë punimet në 55% të rrugës, çka do të thotë, se deri më tani janë asfaltuar 12 km nga 22 km, që është gjatë­ sia e këtij segmenti.

“Rruga nis 60 kilometra larg Portit të Durrësit duke vazhduar në Mbrostar, duke kaluar Fierin dhe pak kilometra në bregdet duke përfunduar në Jug të Levanit”. Kompania e re që do të kontraktohet do të ketë 15 muaj afat për të përfunduar punimet. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, procedurat e tenderimit do të jenë të hapura deri më 25 tetor. Subjektet e interesuara, të cilat do të regjistrohen në këtë garë do të duhet të paguajnë një tarifë fikse prej 100 euro. Ndërkohë që fatura fillestare për finalizimin e dy projekteve, të cilët do t’i japin “frymëmarrje’ trafikut të rënduar që mbizotëron në këtë pjesë të vendit, është lakuar rreth 100 milionë euro. Por pezullimi i punës dhe zgjatja e tyre edhe disa muaj të tjerë, është një lajm i keq për banorët dhe udhëtarët, të cilët do të vazhdojnë të përballen me radhë të gjata dhe vonesa për të mbërritur në destinacion. (J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: ARRSHBYPASS­I FIERITBYPASS­I I VLORËSndertimirruget
Pas

Mosmarrëveshjet brenda klubit të PSG-së, Neymar kërkon shitjen e Cavanit

Para

Denoncimi i Bashës: Ambjentet e Universitetit në Dibër po zaptohen nga Bashkia e blerë me paratë e kanabisit

Para
Lulzim Basha i vendosur: Këto janë 3 kushtet që kam për Reformën Zgjedhore

Denoncimi i Bashës: Ambjentet e Universitetit në Dibër po zaptohen nga Bashkia e blerë me paratë e kanabisit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt

Katastrofë natyrore në Australi, përmbytjet shkaktojnë 5 të vdekur! Kryeministri Albanese: E tmerrshme humbja e jetëve!

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.