14:36 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm për drejtuesit e mjeteve. Punime në mbikalimin e Fushë Krujës, ja deri kur do të zgjasin

15:47 | 04/04/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm për drejtuesit e mjeteve. Punime në mbikalimin e Fushë Krujës, ja deri kur do të zgjasin

Autoriteti Rrugor Shqiptarë dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kanë njoftuar sot nisjen e punimeve në Mbikalimin e Fushë Krujës. Sipas njoftimit për mediat punimet do të fillojnë ditën e nesërme dhe do të zgjasin deri më 13 prill.

Për këtë arsye, sipas njoftimit, qarkullimi i mjeteve do të jetë me shpejtësi të reduktuar dhe lëvizja e mjeteve do të bëhet në 2 korsi.

Në terren për lehtësimin e qarkullimit të automjeteve do të jenë punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe punonjësit e kompanisë së mirëmbajtjes.

Deklarata e plotë:

AUTORITETI RRUGOR SHQIPTAR
POLICIA E QARKULLIMIT RRUGOR
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e premte, datë 5 prill 2019, ora 08:00 dhe deri më 13.4.2019, në kuadër të projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore Bazuar në Rezultate”, financim i Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, do të realizohen punime në rrugë si më poshtë vijon:
– Riparim dhe vendosje e barrierave akustike në Mbikalimin e Fushë Krujës, km 1+400, në segmentin rrugor: Mbikalimi Fushë Krujë-K-Fshat Hasan – Faza 1.
– Riparim për pjesën e poshtme të Mbikalimit të Fushë Krujës-Faza 1.
Për këtë arsye gjatë kryerjes së punimeve qarkullimi i mjeteve në pjesën poshtë mbikalimit të Fushë Krujës do të jetë me shpejtësi të reduktuar, lëvizja e mjeteve do të drejtohet në 2 korsi (nga 1 korsi për secilin drejtim) dhe do të realizohet në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar.
Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar, për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.
ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor, respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur, rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore në terren.

(s.a/faxweb.al)

 

Etiketa: ARRSHpunime ne mbikalimin e fushe krujes
Pas

(FOTO) I rruan kokën gruas dhe e rreh brutalisht, nuk pranoi të kërcente para tij dhe miqve

Para

“Mashtruesi Rama ju premtoi rritje pagash mësuesve dhe mjekëve”, Spiropali replikon me Vokshin: Rritja merret në maj

Para
“Mashtruesi Rama ju premtoi rritje pagash mësuesve dhe mjekëve”, Spiropali replikon me Vokshin: Rritja merret në maj

"Mashtruesi Rama ju premtoi rritje pagash mësuesve dhe mjekëve", Spiropali replikon me Vokshin: Rritja merret në maj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vlorë/Ndërhyrja e menjëhershme e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, parandalon përshkallëzimin e një konflikti të dhunshëm.

Arrest për aksident në gjendje të dehur në Lushnjë, zbulohen edhe dy raste të tjera penale në Fier

SHBA ndalon dërgimin e disa armëve për Ukrainën, shqetësime për rezervat e ulëta

BE synon ulje 90% të gazrave serrë deri në 2040

Rama kritika kryebashkiakëve: Jeni shkëputur nga fshati, bëni kthesë! Linjë kredie 250 mln € për bujqësinë

Rama nga Cërriku: Duhet të kemi një sipërmarrje rurale të fuqishme! Pushteti vendor të jetë pika e parë mbështetëse

Zhvillimi rural dhe anëtarësimi në BE, Rama bashkëbisedim me fermerët: Duhet të ndryshojmë qasje dhe të ndërtojmë një plan me modelet e duhura

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Pajtime Fetahu, ish-gjyqtarja e lidhur me grupin e Suel Çelës mbetet në burg

U arrestua në Francë, ekstradohet Paul Deda, ish shoqëruesi i Saimir Tahirit

Procesi i ndërtimi të dy rrjeteve ujitëse në Mat drejt finalizimit! Rama publikon pamjet: Veprat mundësojnë ujitjen e mbi 8,000 hektarë tokë bujqësore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.