Skënderbeu mund të përballet me skuadra të mëdha të Europës në fazën e grupeve pasi u kualifikua për në Europa League. Mes tyre janë Milan, Arsenal dhe Lacio.
Skënderbeu është në vazon e katërt, ashtu siç pritej për shkak të koeficientit, ndërsa thuajse në çdo vazo tjetër ka kundërshtarë mjaft të fortë, Shorti i fazës në grupe të Ligës së Europës hidhet të nesër në orën 13:00.
Ndarjet në vazo për shortin
Vazo 1: Arsenal, Zenit, Olimpik Lion, Dinamo Kiev, Vijareal, Atletik Bilbao, Lacio, Milan, Viktoria Plzen, RB Salcburg, Kopenhagë, Sporting Braga.
Vazo 2: Steaua Bukuresht, Ludogorets, Everton, BATE, Jang Bojz, Olimpik Marsejë, Real Sociedad, Makabi Tel-Aviv, Lokomotiv Moskë, Herta Berlin, Austria Vjenë, Nicë
Vazo 3: Astana, Partizan Beograd, Hofenhajm, Këln, Rijeka, Vitoria Gimaraesh, Atalanta, Zylte Varegem, Zoria, Rosenborg, Sherif Tiraspol, Hapoel Ber Sheva
Vazo 4: Apollon Limasol, Istanbul Bashakshehir, Koniaspor, Vitese, Slavia Pragë, Crvena Zvezda, Skënderbeu, Zhilin, AEK Athinë, Lugano, Vardar, Ostersunds
(B.H/Shuplaka)