Skuadra e Arsenalit ka fituar pasditen e sotme një sfidë delikate përballë Brighton-it të De Zerbit.
Topçinjtë triumfuan me rezultatin e pastër 2-0 me golat e Gabriel Jesus dhe Kai Havertz.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Me fillimin e pjesës së dytë, vendasit gjetën avantazhin e shpejtë me brazilianin Gabriel Jesus në minutën e 53′. Në fund të ndeshjes në minutën e 87′, ishte gjermani Havertz që vulosi fitoren dhe tre pikët me golin e dytë.
Kjo fitore e ngjit Arsenalin në vendin e parë me 39 pikë, 1 më shumë se Liverpool. Por “The Reds” do të luajnë sot ndaj Manchester United dhe mbetet për tu parë kush do të jetë në krye të klasfikimit të Premier League në përfundim të javës së 17-të.