Në një stadium të mbushur plot, Arsenali dhe Chelsea knë luajtur finalen për kupën FA. ky ishte një takim me spektakël ku nuk munguan golat dhe loja e bukur.
Pjesa e parë e takimit nisi më mirë për Topçinjtë, të cilët e gjeten golin qysh në minutën e katërt me anë të Alexis Sanchez. Sulmuesi kilian shënoi një gol nga afërsia, por ishte shumë kontrovers, pasi Aaron Ramsey ishte në pozitë jashtë lojë dhe u duk se u inkuadrua në aksion.
Pjesa e parë kishte dhe raste të tjera për shënim në të dy krahët por nuk arritën të finalizonin.
Në pjesën e dytë, Chelsea nisi më mirë me shanse të krijuara nga Victor Moses dhe Pedro, por nuk arritën të gjejnë golin e barazimit.Megjithatë, ishin Blutë atë që shënuan golin e parë në këtë pjesë me anë të Diego Costas, i cili shënoi në minutën e 76 pas asistimit të Willian për 1-1.
Arsenali gjeti golin e epërsisë pas vetëm dy minutave, ku Aaron Ramsey shënoi me kokë për 2-1 pas asistimit të Olivier Giroud.
Pati edhe raste të tjera deri në fund por asgjë nuk ndryshoi, kështu Arsenali e fitoi kupën dhe shpëtoi një sezon të dështuar. E nisi si një nga pretendentët kryesor për titullin por në fund nuk zuri as vendin e 4 për të hyrë në champions. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post