Kreu i PD-së Lulzim Basha ka qenë këtë pasdite në një takim me studentët e Universitetit të Politeknikut. Në takimin me studentët duke iu kërkuar këtyre të fundit të flasin për problemet e tyre dhe të parashtrojnë zgjidhje të mundshme, Basha e ka cilësuar arsimin e lartë si një prioritet të Partisë Demokratike. Kryedemokrati tha se në gjendjen politike ku ndodhet vendi, studentët duhen të ngrenë zërin për problemet e tyre. Ndërsa, theksoi se e drejta është nga studentët dhe se çdo ditë ata duhet të luftojnë për veten e tyre.
Basha bëri një krahasim midis arsimit të lartë në vendin tonë edhe arsimit të lartë në Gjermani, theksoi se bundestagu i kushtonte një rëndësi të madhe arsimit duke ofruar mundësi të mira për stash.
Kryedemokrati Basha në takimin me studentët e ka cilësuar stazhin si pjesën më të rëndësishme të arsimimit të një studenti duke u shprehur se prioritet i Partisë Demokratike është të ofroi stash për 10 mijë student në vit. Sipas Bashës investimi për një arsim cilësor është i mundur por paratë janë në duartë e oligarkëve: “Qeveria duhet të ndajë fonde dhe ju jap fjalen se qeveria e ardhëshme arsimin e lartë e ka prioritet absolut. Fondet që do të ndahen për këtë janë vetëm një fraksion i fondeve që kjo qeveri harxhon vetëm për dy oligarkë. Vetëm për dy oligarkë! Një prej vendimeve të para do të jetë anullimi i kontratave jo vetëm i dy oligarkëve, por të gjithë oligarkëve dhe rikthimi këtyre parave në politika që nxisin punësimin, kualfikimin e rinisë dhe shanset dhe mundësitë që rinia paralelisht me kualifikimet të punësohet këtu në Shqipëri.”
I pyetur nga studentët në lidhje me problemin e praktikave, dhe se nëse ka ndonjë studim nga ana e opozitës të mënyrës sesi kjo mund të rregullohet dhe të hidhet në zbatim për të gjitha institucionet publike të arsimit të lartë, Basha është përgjigjur se: “ Në Gjermani pata mundësi të drekoja me 8 stazhierë në Bundestagun gjerman. Nga 8 stazhierë shqiptarë, dy kanë nisur punën në Bundestag dhe të gjithë ishin të zgjedhur përmes programeve të stazhit që Bundestagu ka për studentët që vijnë nga rajoni ynë.
Ky është jo thjeshtë një prioritet, por duhet të jetë një prioritet absolut për studentët tanë. Për këtë arsye ne kemi parashikuar në programin tonë, një mundësi stazhi për 10 mijë studentë shqiptarë në vit. Pra 10 mijë student shqiptarë në vit, do të përfitojnë mundësinë përmes konkurencës, të jenë diku në praktikë pune në sektorin privat apo në institucione shtetërore. Mënyra se si do të realizohet, do të reflektojë prioritetet e zhvillimit të Shqipërisë, sepse kur bën stazhin e bën me synimin që të mësohesh me praktikën e punës dhe të gjesh një vend pune. Fjala kyç këtu është një vend pune. Edhe nëqoftëse qeveria financon 100 mijë stazhe, nëse ska vende pune çfarë do të bësh?! Prandaj gjithçka duhet të jetë në funksion të krijimit të vendeve të qëndrueshme të punës me kushte dhe paga dinjitoze.”
Po ashtu kreu i PD-së është shprehur se pjesë e programit të PD-së nën qeverisjen e saj është të mos lërë asnjë student pa u arsimuar për shkak të pamundësive ekonomike duke premtuar rreth 5 mijë bursa sociale apo edhe zerime tarife për ata të cilët nuk kanë mundësi të arsimohen.
“Në qeverisjen e PD, asnjë student nuk do të mbetet pa studiuar, pse familja e tij nuk ka mundësi ekonomike. 5 mijë bursa sociale për ata studentë që edhe po tua zerosh tarifën, s’kanë mundësi as të marrin dhomë me qira, as të ushqehen e as të blejnë tekstet shkollore. Në një masë prej 2 milionë e 200 mijë lekësh të vjetra në vit, 5 mijë studentë familjet e të cilëve janë në një gjendje ekonomike katastrofike, do t’ju mundësohet studimi.”