Kreu i PL-së Ilir Meta, në një komunikim me mediat u shpreh për situatën e arsimit në vend. Meta paraqet shifrat e Eurostatit për nivelin e mbarimit të arsimit të mesëm dhe të lartë të vendit tonë në krahasim me vendet e tjera të rajonit.
Sipas statistikave, Shqipëria është vendi me nivelin më të ulët të mbarimit të arsmit të mesëm dhe të lartë të të rinjve, përveç kësaj, është i vetmi vend që është përkeqësuar në 10 vitet e fundit shton ai.
Meta tregon që kjo situatë ka ndikuar drejtëpërdrejtë në largimin e të rinjve nga vendi, pasi këtu është e pamundur që ata të zhvillojnë potencialin e tyre.
Meta: “Ku e katandisi Ramaforma situatën në arsim, në tërësinë e tij?
Po marr vetëm, një tregues, nivelin e mbarimit të studimeve të arsmit të mesëm dhe të lartë në vendin tone.
Sipas Eurostat Shqipëria ka treguesin më të ulët dhe është përkeqësuar nga 2010 deri 2020.
Niveli i të rinjve është që kanë mbaruar arsimin e mesëm dhe të lartë në Shqipëri është 55.7% ndërkohë që ka qenë 74% para 10 vitesh
Në Bosnjë është 94.2%. Në Mal të Zi niveli i mbarimit të arsimit të mesëm dhe të lartë të të rinjve 96.1%.
Në Maqedoni është 98.9%.
Në Serbi nga 89.9%.
Nuk ka tregues më alarmant të rënies së mbështetjes për të rinjtë e arsimit, të mësueseve të përkeqësimit të cilësisë së arsimimit në Shqipëri.
Nuk ka tregues të demotivimit për të ecur në rrugën e dijes që shqiptarët i braktisin prej kushteve të vështira ekonomike sociale, në pamundësi të prindërve për t’i mbështetur.
Ku përkeqësim dramatik i nivelit të mbarimit të sudimeve ndryshe nga të gjitah vendet e rajonit që janë në përmisim ose me të larta, tregon shtimin e varfësise në vendin tone.
Përjashtimi social është më i madh në vendin tonë se në të gjitha vendet e rajonit.
Këto na sjellin në situatën ku është shkolla, arsimi, mësuesit, pedagogët, mbështetja për kërkimin shkencor që janë në nivelet më të ulëta të vendeve të tjera të rajonit.
Ësht një ditë e reflektimit të thellë, se pa arsmimin edhe arsmitarët ky vend nuk mund të ecë në ato ritme që kërkojnë aspiratat e të rinjve për të zhvilluar potencialet e tyre.
Duhet të jemi të qartë, kandidatët nuk janë të Sali Berishës, janë të primareve, një proces historik që ka ndodhur në Shqipëri, me shumë guxim dhe kurajo, në një shtet mafioz, që përdor korruptimin e opozitës dhe mekanizmat e shtetit për të dëmtuar opozitën.”