09:54 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Arsyeja e vërtetë e shkarkimit të Fatmir Xhafajt nga Edi Rama

13:00 | 27/10/2018
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dritan Hila: Nëse mund ti takojë gara dikujt, këta janë Basha dhe Selami, të tjerët fusin shkopinj nën rrota

Nga Dritan Hila

Para një jave, një njohës i mirë i mekanizmit të pushtetit dhe personazh i dorës së parë në këto 28 vjet tranzicion me thoshte se, Fatmir Xhafaj do të jetë ministër i Brendshëm deri në momentin kur Rama do të ndihet realisht i kërcënuar nga arrestimet e tij. Pyetjes sime, nëse do ta lejonin amerikanët, njeri i të cilëve Xhafaj është, iu përgjigj se SHBA-të prioritet kanë stabilitetin rajonal dhe vetëm në të tilla raste bëjnë ndërhyrje drastike siç ishte Berisha në ‘97-ën. Nëse Rama nuk i prek këto ekuilibra jashtë vendit, brenda vendit, ata përpiqen që të operojnë me të mundshmen.

Koha i dha të drejtë. Le të përpiqemi me një analizë larg budallallëqeve që gëlojnë në të tilla raste. Pas dorëzimit të vëllait tek autoritetet italiane, Xhafaj nuk ishte i kërcënuar ligjërisht. Ai vetë, pavarësisht thashethemeve të rrjetit, nuk ka qenë i akuzuar për trafik droge dhe pjesëmarrës direkt apo indirekt në trafiqe. Çështja e vëllait të tij, ishte më shumë një arsye morale sesa operacionale. Politikisht, ai ishte njeriu më i besuar i amerikanëve dhe pastaj gjermanëve.

Ndoshta për shkak të një qasjeje prej shtetari që Fatmir Xhafaj ka ndaj shtetit apo edhe të kompleksit për vëllanë e dënuar, ai ishte njeriu më intransigjent në luftën ndaj trafiqeve. Jo vetëm kaq. Ai nuk shquhej për zbatues të urdhrave të Ramës dhe ca më shumë shkatërroi edhe rrjetin e Tahirit në polici. Arrestimet e fundit, kishin mbledhur lakun në qafen e Vangjush Dakos. Bashkiaku i Durrësit tashmë nuk ka nevojë për dëshmi të tjera që është peng i krimit të organizuar në Durrës.

Por ai është edhe padrinoja i PS-së në atë qark. Dako menaxhon rrjetet, tenderët dhe është nuni i shumë emërimeve në ndërmarrjet fitimprurëse të shtetit. Sa për shembull, drejtori i OSSHE, një gjigant me 250 milion euro buxhet investimesh, të cilat jepen sipas qejfit, është beniamin i Dakos dhe kandidati i mundshëm për Bashkinë e Durrësit. Kapja e përgjimeve të fundit, ku Dako vinte qershinë mbi tortë për lidhjet e tija me krimin, paniku që e kishte zënë bashkiakun e Durrësit, dhe frika e kryeministrit për arrestimin e beniaminit, e detyruan Ramën të shkarkonte ministrin e tij.

Zëvendësuesi i tij, gjeneral Lleshi është kandidati i duhur për të zëvendësuar Xhafajn për dy arsye.

Së pari qetëson opozitën, pasi gjenerali në fjalë është edhe autor i planit për shpalljen e shtetrrethimit pas 21 janarit. Pra është njeri i afërt me enturazhin e PD-së.

Së dyti, ndal valën e arrestimeve që ka shpërthyer, ose e drejton në kah tjetër. Për këtë i ka të gjitha cilësitë: nuk merr vesh nga puna e policisë dhe është njeri i të gjitha sezoneve dhe stinëve. Ajo që pritet është se, si do të reagojnë ndërkombëtarët dhe a do ta detyrojnë Ramën të vazhdojë arrestimet vertikalisht.

Pasi shkarkimi i Fatmir Xhafajt (duhet të jesh profan të mendosh se Xhafaj ka dhënë dorëheqjen), është një shenjë jo e mirë, për ata që shpresonin se, policia vërtet nuk po merrej me gjoba parkimesh, por po godiste të fortët real të vendit./dritare.net

 

Pas

Një ikje si e Xhafës

Para

2 milionë lekë për një vend pune, arrestohet drejtoresha e qendrës sociale

Para
2 milionë lekë për një vend pune, arrestohet drejtoresha e qendrës sociale

2 milionë lekë për një vend pune, arrestohet drejtoresha e qendrës sociale

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shkuan për koncert, dy këngëtarët e njohur grekë bllokohen në Izrael! Në ankth kërkojnë kthimin në Kajro

Afera Partizani/ Berisha paraqitet sot në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje

Vihet në pranga një 21-vjeçar që shpërndante doza kanabis, në qytetin e Vlorës.

Irani ekzekuton një burrë të akuzuar për spiunazh ndaj Mossadit

Roskovec/Vijon plani operacional kombëtar, i koduar “Koordinata”, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Pesë të vdekur pas sulmeve iraniane në Izraelin qendror

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Iran, mblidhet samiti i G7 në Kanada

Vrasja e dy ligjvënësve në Minnesota të SHBA, arrestohet autori i dyshuar

BE-ja në udhëkryq, korporatat e mëdha për të ardhmen? Gara në tregtinë globale dhe hezitimi i Unionit

Çmimet e naftës rriten përsëri, ndërsa konflikti Izrael-Iran nuk tregon shenja qetësimi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.