23:08 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

ARSYEJA/ Policia vë në pranga dy të rinj, njëri prej tyre i dënuar më parë për vjedhje

15:24 | 14/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Transportonin sirianë, arrestohen dy të rinjtë nga Tirana në Fier (EMRAT)

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj ditën e sotme. Ata akuzohen për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Sipas njoftimit të policisë, një prej të arrestuarve ka qenë edhe më parë i dënuar për vjedhje, ndërsa i janë gjetur edhe 51 fishekë gjatë kontrollit fizik.

Si rrjedhojë, ai akuzohet edhe për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, poseduesit e lëndës narkotike. Sekuestrohet, Heroinë, Kanabis dhe fishekë luftarakë.

Nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Tiranë u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake  dhe municionit” shtetasi: M. Gj., 36 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje pasi në rrugën “Sulejman Delvina” , shërbimet e Komisariatit Nr. 2 gjatë kontrollit në një nga ambjentet e pallatit ku banonte shtetasi M. Gj ka gjetur 7 doza me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë si dhe 51 fishekë luftarakë.

Kontrolli me tej ka vijuar dhe në banesën e shtetasit M. Gj, ku i është gjetur dhe një sasi e dyshuar narkotike Kanabis Sativa të cilat së bashku me lëndën narkotike të dyshuar Heroine dhe fishekët luftarakë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu Nga Komisariati i Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Tiranë u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi J. V., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamed Gjollesha” gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Policia iu gjetën dy doza të dyshuara me lëndë narkotike Heroinë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve M. Gj dhe J. V.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: 2 te rinjarrestohenpolicia
Pas

“50 familje strehohen në oborrin e kishës së dëmtuar”, Basha shpërthen ndaj qeverisë: Po ndan njerëzit

Para

Kishte dëshirë të sulmonte njerëz për hakmarrje, zbulohet vendimi i gjykatës për 21-vjeçarin

Para
Kishte dëshirë të sulmonte njerëz për hakmarrje, zbulohet vendimi i gjykatës për 21-vjeçarin

Kishte dëshirë të sulmonte njerëz për hakmarrje, zbulohet vendimi i gjykatës për 21-vjeçarin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.