Quentin Tarantino tha për podcast -in “The Moment” se ai i ka qëndruar zotimit të tij se kurrë nuk do t’i jepte nënës së tij një “qindarkë” të pasurisë së tij pasi ajo i nënvlerësoi shkrimet e tij si fëmijë.
Regjisori foli për fëmijërinë e tij dhe telashet që i ndodhnin se shkruante skenarë në vend që të bënte detyrat e tij të shkollës.
Tarantino kujtoi se kur nëna e tij, Connie Zastoupil, e qortonte atë sepse ajo “nuk e pranonte paaftësinë time skolastike”.
Në një moment e kishte qortuar shumë dhe i kishte ndaluar që të shkruante më.
Tarantino kujton se në atë moment ishte betuar në mendjen e tij, “Kur të bëhem shkrimtar i suksesshem, nuk do të marrësh asnjë qindarke nga pasuria ime. Nuk do të ketë shtëpi për ty. Nuk do të ketë pushime për ty, as Elvis Cadillac për ty. Nuk do të marrësh asgjë. Sepse vetë e bëre këtë”.
Koppelman më pas pyeti nëse Tarantino “i përmbahej” zotimit të tij dhe regjisori 58-vjeçar qeshi dhe u përgjigj: “Po. Po. E ndihmova me taksat. Por asnjë shtëpi. As Cadillac, as shtëpi.