02:11 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arsyet e pazakonta, pse të huajt mund të përfundojnë në burg në Dubai

08:13 | 17/11/2017
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arsyet e pazakonta, pse të huajt mund të përfundojnë në burg në Dubai

Qyteti më i populluar i Emirateve të Bashkuara Arabe ka kohë që nuk varet më vetëm nga të ardhurat e naftës dhe sot është një nga zonat urbane globale që operon si një pol tregjesh dhe lidhjesh ajrore, që tërheq miliona turistë.

Gjatë dekadës së fundit ka tërhequr vëmendjen e botës falë edhe veprave faranoike, atyre arkitektonike, qiejgërvishtësve më të famshëm si Burj Khalifa. Konsiderohet si një nga qytetet më të mira për të jetuar në Lindjen e Mesme, e megjithatë ky metropol ka disa hije që ngrenë alarme në ditët e sotme sidomos në atë të të drejtave të njeriut dhe të ligjeve që rregullohen sipas besimit.

Këto nuk përputhen me profilin e orientuar drejt kulturës perëndimore që autoritetet kanë projektuar. Sistemi ligjor bazohet në interpretimin strikt të ligjeve islamike sharia që kostituuon një kod të detajuar të sjelljes, të normave dhe mënyrave të kultit, kritereve të moralit dhe të jetës, gjërave të lejuara dhe të ndaluara.

Ky lloj sistemi mund të vërë në rrezik serioz  të huajt që vizitojnë Dubain, pavarsisht se supozohet që të jetë një qytet perëndimor, por ndodhet në mes të shkretëtirës. Të shumtë janë të huajt që përfundojnë pas hekurave për veprime që në vendet e tyre të origjinës u lejohen dhe kjo ngre një debat mbi hapjen e Dubait ndaj botës.

Sipas The New York Times-it fyerje të tilla si të kapesh për dore në publik, të mbështesësh në Facebook organizata që luftojnë për të drejtat e kafshëve, pirja e alkoolit pa leje përkatëse ose ndarja e një dhome hoteli me dikë të seksit të kundërt që nuk është bashkëshort do të thotë burg për ata që nuk janë njohur me sistemin ligjor vendas. Ka edhe shumë kontradikta që mund të turbullojnë vizitorët dhe të bëjnë që këta ta teprojnë me limitet e lejuara.

Rasti i të drejtave të komunitetit LGBT është nga më shqetësuesit. Pavarsisht jetës së natës me shumë bare dhe klube nate për geit, ku qytetarët nga Europa lindore ofrojnë shërbimet e tyre seksuale në fshehtësi, homoseksualiteti mbetet një krim me dënim me vdekje në Dubai, por aplikohet rrallë në përditshmëri. Dy janë rastet që kanë bërë zhurmë në Mbretërinë e Bashkuar për natyrën e tyre absurde.

Nga njëra anë një elektriçist skocez, 27 vjeç u arrestua dhe u dënua me tre muaj burg sepse i rrahu vithet një burri në një bar të mbushur me njerëz. Rasti tjetër është ai i një konsulenti informatike që kreu një gjest të turpshëm, ndërsa ishte duke ngarë një makinë të marrë me qira dhe kjo i kushtoi 6 muaj burg dhe sot gjendet në liri me kusht dhe pasaportën e konfiskuar nga autoritetet. Një pjesë e arabëve e kuptojnë se sistemi i tyre ligjor nuk ka ndjekur ritmet e Dubait, ndërsa pjesa më e madhe është konformiste me këto norma që ata i konsiderojnë si pjesë thelbësore të një trashëgmie kulturore dhe ajo çka i dallon nga qytetarët perëndimorë.

Amnisty International dhe Human Rights Watch akuzojnë autoritet lokale për burgime arbitrare dhe abuzime me të burgosur, ashtu sikurse kohët e fundit janë shtuar persekutimet në rrjetet sociale, duke i konsideruar këto platforma si të rrezikshme. Ata vizitorë që i injorojnë këto kufizime duhet të dinë se edhe fakti i shkrepjes së një fotoje të dikujt, pa lejen e tij mund të ndodhë që t’i mbarojë pushimet në një stacion policie. / Bota.al

Etiketa: burgburg ne dubaiDubai
Pas

Armir Shkurti: Problemi nuk është Tahiri, Shqipëria është kthyer në pikë kalimi i drogërave të forta

Para

Përplaset furgoni me punonjësit e HEC-it të Fierzës, një person humb jetën, disa të tjerë të plagosur

Para
Përplaset furgoni me punonjësit e HEC-it të Fierzës, një person humb jetën, disa të tjerë të plagosur

Përplaset furgoni me punonjësit e HEC-it të Fierzës, një person humb jetën, disa të tjerë të plagosur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.