Viti i Ri është koha kur ne i vemë kapakun disa gjërave dhe hapim dyert për të renë. Në shumë vende të botës, për superticion ose jo, ekziston një listë me ushqime që shërbejnë si ogur i mirë.
Në Shqipëri ne nuk kemi ushqim tipik fatënësjellës, por sipas mjeshtrit të kulinarisë Armand Kikino ne kemi një tjetër traditë, kryesisht zona e jugut Përmeti, Berati etj, që vendosin një lek në mes të mesnikut ose lakrorit dhe kush e gjen i sjell fat dhe duhet që në fund të vitit tjetër ta hedhë në lumë.
Nëse dëshironi të keni më shumë para vitin që vjen, ndiqni të njëjtën taktikë që populli romun ndjek. Ata besojnë se nëse i vendosni paratë poshtë tapetit kur ora shkon 12, Viti i ri do t’ju sjellë më shumë të ardhura. Për të pasur akoma më shumë fat rumunët këshillojnë po ashtu të mbushni plot portofolin. Ora 00:00 duhet t’ju gjejë të ‘pasur’ ndaj mbusheni portofolin para se të trokisni gotat.