19:39 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Arsyet pse Trump e urren njeriun më të pasur në botë

17:55 | 03/04/2018
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arsyet pse Trump e urren njeriun më të pasur në botë

Presidenti amerikan Donald Trump pretendon se kompania “Amazon” shërbehet me mashtrime të poshtra dhe shmang pagesën e tatimeve, dhe për këtë ka vendosur ta ndalë në këtë. Arsyeja kryesore pse Trump i është vënë pas “Amazonit” është shefi i “Amazonit” Jeff Bezos.

Siç shkruan sajti “Bloomberg”, Trump e urren Bezosin, në mes tjerash, se është njeriu më i pasur në planetë si dhe pronar i gazetës “Ëashington Post” e cila është shumë kritike ndaj presidentit amerikan.

Por, kjo nuk është e gjitha.

Imazhi i Trumpit, në sytë e tij dhe në sytë e përkrahësve të tij është se ai është burri “alfa macho”, gjegjësisht është personi dominues në hapësirë. Bezosi i shikon punët e veta dhe kryesisht e injoron Trumpin, me çka mohon se presidenti amerikan është “alfa macho”.

Më tutje, Bezos është shumë biznesmen shumë më i respektuar dhe me ndikim se që Trump ka qenë ndonjëherë, dhe natyrisht, është më i pasur. Bezos nuk është i detyruar t’i fshehë financat e veta për ta mbajtur përshtypjen e pasanikut.

Mirëpo, këta të dy janë edhe në aspekte tjera të kundërt. Të fillojmë nga pamja. Trump, i cili do që personeli i tij  të ketë “pamje të mirë”, me siguri kurrë nuk do të lejonte një punëtor të tij të mos e fshehë se është tullac dhe i cili nuk do të shkonte t’i mbjellë flokët. Pastaj, Trump konsideron se “frikësimi” është më me rëndësi në afarizëm, ndërsa, si do ta kishte frikësuar dikë Bezos i vogël dhe i dobët.

Ata kanë edhe personalitete shumë të ndryshme. Për shembull, Bezos është i njohur për humorin e tij, shpesh bënë shaka në llogari të vet, gjë që për Trumpin nuk mund të thuhet.

Trump ka lindur i pasur, ka shkuar nëpër shkolla private, dhe nuk është dalluar shumë në kolegj. Nga ana tjetër, Bezos është rritur në klasë të mesme, ka shkuar nëpër shkolla shtetërore dhe ka qenë në maje të studentëve më të mirë në Prinston me nota më të larta nga inxhinieria elektronike dhe shkencat e kompjuterëve. Njëri nga ta e kishte babanë e pasur, ndërsa tjetri trurin.

Ata janë shumë të ndryshëm edhe në çështjen e raportit me familje. Bezos është shumë i afërt me familjen e vet dhe shpesh e lavdëron bashkëshorten e vet.

Trump kryesisht familjen e vet dhe bashkëshorten i trajton vetëm si statistë në shoun e vet personal.

Mirëpo, dallimi më i madh në mes tyre është se Bezos rrezaton me vetëbesim i cili nuk është i detyruar të provojë asgjë. Këtu Trump është diçka krejt tjetër. Ai projekton pasiguri. Në botën e tij mund të jetë vetëm një fitues dhe ai duhet gjithmonë t’i bindë të gjithë se ai është fituesi./Insajderi.com.

 

Etiketa: donald trumpJeff Bezos
Pas

Mosbindja civile/ Luçiano Boçi tregon synimin e opozitës: Nuk do të shkatërrojmë shtetin, por…

Para

Meshkuj, një femër që të jetë e lumtur kërkon këto shtatë gjëra prej jush

Para
Meshkuj, një femër që të jetë e lumtur kërkon këto shtatë gjëra prej jush

Meshkuj, një femër që të jetë e lumtur kërkon këto shtatë gjëra prej jush

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Lojtari më i mirë në Serie A? Mendoj se është De Bruyne”

Raporti i Bankës Botërore: Djegia e gazit shkaktoi 389 milionë ton ndotje shtesë gjatë vitit 2024

Putin dhe Erdogan zhvillojnë një bisedë telefonike: Konfliktet e reja në Siri kërcënojnë të gjithë rajonin

“Lufta” për mandatin e deputetit, Lapaj i shtrin dorën Shabanit: Gati të vazhdojmë punën për zgjedhjet vendore

Kremlini reagon pas masave të reja të Perëndimit: Rusia ka zhvilluar imunitet ndaj sanksioneve të BE-së

Shpërthim në qendrën e trajnimit të Policisë në Los Angeles, raportohet për tre të vdekur

Vrasja m*kabre e Ilaria Sulës nga ish i dashuri, Prokuroria e Romës kërkon gjykim të menjëhershëm për Mark Samson! Babai i 22-vjeçares: Drejtësia të vihet në vend

Programet e strehimit social, 1.44 mln euro për subvencionimin e interesave të kredive dhe qiratë

Protestuesit përplasen me policinë jashtë një hoteli me azilkërkues në Angli, plagosen tetë efektivë

Pogradec/ Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe me bimësi në fshatin Çërravë, era favorizon flakët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.