Deputetja socialiste, Arta Dade kërkon që Partia Socialiste të jetë e kujdesshme ndryshe nga se ka ndodhur në vitin 2013.
E ftuar në “Tonight Ilva Tare”, Dade thotë se shpresion që koalicioni me LSI-në të vazhdojë, pasi ka qenë i suksesshëm.
“Është një koalicion që ka funksionuar dhe besoj se s’ka arsye pse të mos vazhdojë. Reforma në drejtësi është një arritje dhe kemi arritur në një pikë ku ka nisur zbatimi. Kjo është vlerësuar.”, tha Dade për koalicionin me LSI-në.
Por krejt ndryshe shprehet për koalicionin me PDIU-në, për të cilin duket e hezituar.
“Vendimet merren nga forcat politike. Në mënyrë të veçantë koalicioni me LSI-në duhet të vazhdojë. Funksionoi edhe nga zgjedhjet e 2013-s. Nuk kam të njëjtin mendim për forcën tjetër që na është bashkëngjitur. Është një tentativë që forcat më të vogël tentojnë të përdorin pushtetin për të konsoliduar partinë. Kjo ka ndodhur jo vetëm me PDIU por edhe me parti të vogla në 2005. Kjo nuk duhet të ndodhë. Duhet bërë kujdes. Përgjithësisht, forcat politike vijnë në koalicion edhe në baza ideologjike.”, shprehet Dade.
Deputetja shton se nuk e ka fjalën për të shmangur PDIU-në, por se në qoftë se nuk janë kontributor kërkojnë në ndarjen e pushtetit më shumë se sa e meritojnë. (D.D/Shuplaka)