01:52 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arta Dade në një rrëfim për mundësinë e Presidencës, pse është në një mendje me Metën dhe Blushin

13:56 | 01/02/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Gjitha
0
Arta Dade: Koalicioni me LSI duhet të vazhdojë, PDIU…

Deputetja Arta Dade e ftuar në ‘’Vila 24’’ ka folur gjatë për shumë nga zhvillimet e ditëve të fundit në vend. Një prej të cilave është dhe lakimi i emrit të saj si presidente e ardhshme. Dade ka thënë se nëse do të ishte nga populli votimi i presidentit do ta shihte mundësinë e kandidimit.

Dade është në një mendje me Blushin përsa i përket votimit të Presidentit nga popullin, ndërsa për Metën Dade ka dakordësi për sa i përket deklaratave për Manjanin. 

‘’Nuk po loboj për t’u bërë presidente. Nuk e di nëse emri im është lakuar nëpër gazeta. Besoj se nuk ka rëndësi që presidenti të jetë burrë apo grua. Gazetarja më bëri pyetje a mund të bëhem presidenti, dhe unë thashë pse jo. Bashkë me Blushin e Hafizin, e një grup deputetësh kemi kërkuar që presidenti të zgjidhet nga populli. Nëse do të ishte kështu pse jo, do të kandidoja. Dua të inkurajoj të gjitha gratë që të jenë më optimiste për t’u angazhuar në politikë e detyra të tilla”, tha Dade.

Duke komentuar situatën brenda koalicionit, Dade u shpreh se në këtë drejtim duhet të bëhen marrëveshje mbi baza parimore. Në këtë rast, deputetja socialiste nuk ka ngurruar të përmendë edhe deputetin Ben Blushi, duke vlerësuar rastin kur ai është dorëhequr nga detyra e kreut të PS, pasi 6 deputetë votuan Bamir Topin President.

“Sa i takon koalicioni, do të thosha se këto nuk duhet të mos ngrihen mbi baza parimore. Nuk dua të them se nuk duhet të ngrihen koalicione përtej të majtës apo të djathtës, por këto në përgjithësi nuk kanë funksionuar. Blushi ka bërë një akt që nuk ia kanë vlerësuar, kur ka dhënë dorëheqjen si kryetar i grupit vetëm sepse 6 deputetë votuan Bamir Topin. PS vërtet është një forcë shumë e madhe dhe ka mbështetjen e njerëzve, njerëzit duan të shohin edhe të zbatuara politikat e së majtës”, vijoi Dade.

Lidhur me shkarkimin e Ylli Manjanit nga posti i Ministrit të Drejtësisë, dhe deklaratat e tij publike, deputetja socialiste tha se akuzat për çdo rast duhet të bëhen në Prokurori.

“Do t’i referohesha asaj që tha meta dje, cilido që ka diçka për të denoncuar le t’i drejtohet organit të akuzës. Unë kam qenë edhe vetë ministre, dhe kur kam patur pakënaqësi i kam shprehur. Por nuk më pëlqeu retorika që u bë. Besoj se largimi i një ministri është autoritet i kryeministrit. Në nivelin lokal dhe në mënyrë të veçantë për luftën kundër kanabisit dhe trafikimit të paligjshëm, padyshim që qeveria është e angazhuar. Ka rezultate, po gjithmonë ka vend për ta përmirësuar këtë gjë”, theksoi deputetja socialiste. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Arta Dadepresidente
Pas

”Blici rrugor”, vetëm në një orë qindra masa për celularët dhe rripin (FOTOT NGA AKSIONI)

Para

Pas 2 të arrestuarve dhe 7 të ndaluarve, arrestohet në Krujë, Albert Stafuka, i dyshuar si pjesë e grupit kriminal

Para
Vidhte uniforma policie dhe automjete, shpallet në kërkim 25-vjeçari. Iu gjet edhe drogë

Pas 2 të arrestuarve dhe 7 të ndaluarve, arrestohet në Krujë, Albert Stafuka, i dyshuar si pjesë e grupit kriminal

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA/ Senatori demokrat Tim Kaine prezanton rezolutën që kërkon tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga konflikti Izrael-Iran

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.