Deputetja e Partisë Socialiste Arta Dade zbulon më në fund arsyet se përse ajo është përplasur me kryeministrin Edi Rama.
E ftuar në “Pasdite në TCH”, Dade tregon se shkak është bërë deputetja Mimoza Hafizi, e cila tanimë sëbashku me Ben Blushin kanë bashkëthemeluar partinë LIBRA.
“Kam kritikuar jashtëzakonisht Ramën kur tejkaloi kufijtë me Mimoza Hafizin dhe shumë kohë nuk shkova ne mbledhjet e grupit”, tha deputetja.
Përveç përplasjeve me Ramën, deputetja ka treguar edhe për marrëdhënien e saj me të tjerë kolegë, midis tyre edhe Gramoz Ruçi, për të cilin tha: “Gramozi nuk më ngarkonte me detyra, sepse e shikonte në aspektin që gratë nuk mund të punojnë sa burrat, edhe pse ai ka qenë ndër mbështetësit e mi më të mëdhenj”,tregon Dade. (D.D/Shuplaka)