Arta Mandro është anëtarja më e re e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Gjatë votimit në Parlament, Mandro mori 58 vota pro, 5 kundër dhe 2 abstenim, por pavarësisht se nuk mori shumicën e kërkuar, ligji përcakton që në votimin e tretë kandidati konsiderohet i zgjedhur, sic beri me dije kryetarja Nikolla.
“Shumica e kërkuar nuk është arritur por në pikën 16 të nenit 35 të ligjit 115/2016 për organet e sistemit të drejtësisë së ndryshuar neni 35 është përcaktuar se në rast se Kuvendi nuk arrin shumicën prej 2/3 edhe në raundin e tretë kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur. Sa më lart, kandidatura e Arta Mandros, konsiderohet e zgjedhur si anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, tha Nikolla.