Kryeprokurorja e re e Përkohshme, Arta Marku, ka ndërmarrë një tjetër nismë në kuadër të ndryshimeve në institucionin e Prokurorit.
Marku ka krijuar sot një Drejtori Hetimi të Posaçme për mbrojtjen e të miturve.
Drejtoria do jetë nën varësinë e Prokurorisë së Përgjithshme.
Hapja e kësaj Drejtorie vjen pas konsultimit të prokurorisë shqiptare me ndërkombëtarët.
Pak ditë më parë ka hyrë në fuqi dhe kodi penal për të miturit.
(F.G/Faxweb)