Për zgjedhjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë, ka pasur qëndrime të ndryshme, po sigurisht mbetet për të parë në ditët në vijim puna e saj. Markun e prej një peridhë e vështirë në krye të institucionit të akuzës, duke marrë parasysh edhe pritshmëritë që publiku ka ndaj drejtësisë.
Për Eduard Ndocaj, Arta me mbështetjen amerikane do të jo vetëm të ndalojë shumëfishimin e “peshqve”, por edhe shkurtimin e jetëgjatësisë së tyre.
REAGIMI I NDOCAJT:
Ashtu si une, besoj se edhe shumica e shqiptarve e din se gjate dimrit peshqit kryejne edhe procesin per shumimin e tyre pranveror. Mirepo, kryeprokurorja e sapozgjedhur Arta Marku nuk do merret me peshkimin ujor por ate ligjor. Shqiptarët nuk presin qe ajo te jete ‘ shen Pjetri peshkatar ‘ por SHEN DREJTESIA E MUNGUAR.
Prandaj edhe une si lider i nje partie demokristiane, me pervojen politike dhe parlamentare jam i prirur te besoj fort tek reagimet e kryeprokurores Marku ne sherbim te clirimit politikes nga mafia oligarkike 27 vjecare. Zakonishte peshqit struken ne ujera te ngrohta dimrit per te siguruar shumim masiv pranveror.
Une duke par mbeshtetjen amerikane me strukturat e tyre perkatse te vendosura ne terrenin shqiptar shpresoj shume se Arta Marku do dij ta parandaloj jo vetem shumimin e pjellshmerise kriminale por edhe te parandaloje jetegjatesin e tij ne dem te aspiratave te popullit shqiptar.
Drejtesia e bazuar ne kushtetutshmeri duhet te ndahet nga bota e krimit e cila deri me sot komandohet nga ato familje kriminale dhe politikan me njolla te zeza korrupsioni e fitimesh ne kurriz te popullit shqiptar. Arta Marku si kryendershkuese me drejtesi do arrij ate cfarë cdo shqiptar mirpret per te jetuar ne nje Shqiperi ku dinjitetin mos ta kerkojne si emigrante por ne Atdheun e tyre. E N Milano 2017
(E.K/FAXWEB)