Qytetarët që kanë dalë në mbështetje të qytetarëve të arrestuar para Gjykatës së Tiranës, i kanë bërë thirrje kryeprokurores së Përgjithshme, Arta Marku, që të hetojë me paanësi çështjen e protestuesve të arrestuar në Kukës.
Mbështetësit kanë thënë se kryeprokurorja nuk duhet të lejojë që të përdoret nga Kryeministri Edi Rama dhe nga politika.
“Kryeprokurorja e përkohshme e ka prejardhjen nga veriu, besoj se ja ka dhënë mesazhin e duhur gjykatës dhe do i nxjerri të pafajshëm. Arta Marku të mos përdoret nga politika, nga Rama dhe nga banditët e Ramës. Arta Marku është me djemtë e Kukësit sot”, janë shprehur ata.
(F.G/Faxweb.al)