21:59 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arta Marku jep llogari para deputetëve: Vetingu i ka bërë prokurorët të ndihen të pasigurtë! (Ja pse i tërheq vëmendjen Hysi)

12:10 | 27/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arta Marku jep llogari para deputetëve: Vetingu i ka bërë prokurorët të ndihen të pasigurtë! (Ja pse i tërheq vëmendjen Hysi)

Kryeprokurorja Arta Marku po raporton në Komisionin e Sigurisë dhe Ligjeve për punën e organit të akuzës gjatë vitit 2018. Marku tha se gjatë këtij viti janë trajtuar 57 mijë raste kallëzuese dhe se ka një ulje të kallëzimeve penale.

Më pas ajo shtoi se një pjese e kallëzimeve dhe referimeve vijnë nga qytetarët dhe policia, duke shtuar se fillimi i çështjes është atribut i prokurorit.

“Gjatë vitit 2018 janë trajtuar 57 mijë raste kallëzuese, ka një ulje të kallëzimeve penale. 2018 ka qenë një vit jo i zakonshëm për shkak të vettingut. Janë bërë shumë shkarkime prokurorësh prandaj kanë qenë pak apatike sepse ky proces i ka bërë të pasigurtë. Prokuroria nuk funksion e vetme, një pjesë e klalëzimeve e referimeve vijnë nga qytetarët dhe policia.

Përqindja me e ulët e kriminalitetit vihet re në Dibër dhe më e larta në Vlorë. Ka një rritje të ndjeshme të çështjeve që janë dërguar në gjykatë. Sipas rezolutës të 2017 Kuvendi i ka kërkuar prokurorisë që të rrisë numrin e hetimeve për rastet e krimit të organizuar.

Ka mungesë të referimit nga ana e policisë. Prokurorrët kanë mungesë referimesh për çështjet e korrupsionit. Ka 41 procedime penale për veprën e grupeve të organizuara kriminale. Numri i të dënuarve është 51. Në procesin e vettingut janë shkarkuar 21 prokurorë”, është shprehur Marku.

“Organi i Prokurorise i ka përmbushur rekomandimet e Kuvendit, prioritet është lufta kundër krimit, pavarësia e prokurorëve”, tha më tej Marku në fjalën e saj përpara deputetëve.

Ndërkohë që deputetja Vasilika Hysi u shpreh se një nga rekomandimet që është përmbushur në mënyrë të pjesshme nga prokuroria është ai për hetimin e pasurive që lidhen me veprat kriminale.

“Është një raport për çështjen e prokurorisë. Nuk do hyj në detaje për statistikat po dua të theksoj se në 2017, kemi miratuar një rezolutë ku i kemi kërkuar të përmbushë disa rekomandime. Kanë qene 13 rekomandime. Rezulton se janë permbushur 12 rekomandime ne mënyrë të plotë dhe një në mënyrë të pjesshme që lidhet me hetimin pasuror te veprave kriminale”, tha Hysi.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: arta markumarku raporton ne kuvendpuna e prokurorise per 2018
Pas

Gati ahengu! Dasma e Albanit dhe Miriamit nuk paska përfunduar në Maldives

Para

Kërkimet në Shpirag, ministrja Balluku: Nxirren 18 mijë fuçi nafte në ditë, çfarë përfiton shteti shqiptar

Para
Kërkimet në Shpirag, ministrja Balluku: Nxirren 18 mijë fuçi nafte në ditë, çfarë përfiton shteti shqiptar

Kërkimet në Shpirag, ministrja Balluku: Nxirren 18 mijë fuçi nafte në ditë, çfarë përfiton shteti shqiptar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.