12:01 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arta Marku Kryeprokurore e përkohshme? Strategjia e punës shpallet për dy vite

20:43 | 02/06/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arta Marku Kryeprokurore e përkohshme? Strategjia e punës shpallet për dy vite

Pavarësisht premtimit se Arta Marku do të qëndronte për pak kohë në krye të akuzës si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, zonja Marku ka hyrë në muajin e 6 të mbajtjes së detyrës që iu besua me 69 vota mes tensionit dhe tymit të Parlamentit.

Pikërisht ditën kur Adriatik Llallës i përfundoi mandati 5-vjeçar, Komisioni i Ligjeve çeli në datën 7 dhjetor procedurat për kandidatët për prokurorët të përgjithshëm. Në këtë mbledhje u tha se Prokurori i Përkohshëm do të ishte fare pak në detyrë, madje Vasilika Hysi parashikoi afatin e qëndrimit jo më shumë se një muaj.

Por, me gjithë këto deklarata dhe jo vetëm, zonja Marku ka ndërmend që ta mbajë gjatë drejtimin e akuzës përsa kohë ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk duket në horizont.

Por, tashmë kanë kaluar disa muaj dhe kandidatët që synojnë Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë ende nën vetting, çka do të thotë se shtyhet edhe koha e drejtimit të akuzës nga Arta Marku si kryeprokurore e përkohshme. Top Channel i kërkoi Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku strategjinë që ajo ka për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në përgjigjjen zyrtare, ndoshta për të treguar vullnetin për transparencë, Prokuroria e Përgjithshme na referoi tek faqja e internetit ku është publikuar strategjia e Arta Markut.

Por, pavarësisht përkohshmërisë që u deklarua me muaj, e vërteta është se kjo strategji ka afatin nga 2018 deri në 2020, ndërkohë që askush nuk ka deklaruar se kaq do të jetë edhe mandati i saj në këtë detyrë të përkohshme.

Dhe për ta vulosur këtë situatë, megjithëse Arta Marku ka kompetenca të kufizuara si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, edhe zyra e shtypit nuk e njeh me këtë status, por çdo vizitë të sajën e deklaron si takime të Arta Markut si Prokurore e Përgjithshme pa afat./tch

 

 

 

Etiketa: arta marku
Pas

Festa e Republikës, Meta i dërgon mesazh urimi Presidentit Mattarella: Dy popujt tanë, miq prej shekujsh

Para

“Ishte një skenë që kurrë nuk do ta harroj”, veterani i luftës humb jetën duke shpëtuar fëmijët, i del para makinës (VIDEO)

Para
“Ishte një skenë që kurrë nuk do ta harroj”, veterani i luftës humb jetën duke shpëtuar fëmijët, i del para makinës (VIDEO)

“Ishte një skenë që kurrë nuk do ta harroj”, veterani i luftës humb jetën duke shpëtuar fëmijët, i del para makinës (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kukës/Vijon operacioni “Kroi”, arrestohet personi i dytë i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike

PS 19 mandate në Tiranë, PD “dhëmbë për dhëmbë” me “Mundësinë” për mandatin e 14-të

Numërohen mbi 93% e votave, PS drejt mandatit të katërt qeverisës me 82 deputetë, PD merr 34%. Si renditen partitë e tjera

Kryeministri Keir Starmer viziton Tiranën, qeveria britanike: Priten masa të reja kundër emigracionit të paligjshëm

Socialistët fitojnë në burgun e Fierit, 125 vota diferencë me PD

Shkodër/65-vjeçarja gjendet pa shenja jete në oborrin e banesës, dyshohet vetëvrasje

Dibër/Aksident rrugor me katër të lënduar dhe gjetja e trupit të pajetë të 29-vjeçarit pas aksidentit në fabrikën e kromit

Dështon për të 15-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodhi këtë herë

Numërimi drejt fundit në Tiranë, si paraqitet rezultati deri tani

Shkodër/Procedime për aksident me këmbësore dhe dëmtim automjeti në Velipojë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.