Arta Marku kohët e fundit e ka nisur me dorë të hekurt punën e saj në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Ajo ka bërë një sërë lëvizjesh në stafin e saj të ngushtë, ndërsa ndryshimi më i fundit është ai i Albi Seranit.
Ai ka mbajtur postin e Këshilltarit për Mediat në Prokurorinë e Përgjithshme.
Në një mesazh përshëndetës drejtuar mediave, Serani thotë se eksperienca e tij në Prokurorinë e Përgjithshme ka qenë një periudhë shumë intensive.
MESAZHI I PLOTE
“Të nderuar kolegë! Gjatë 5 viteve të fundit kam pasur kënaqësinë të bashkëpunoj me Ju. Për mua personalisht, kjo periudhë ka qenë shumë intensive dhe më ka ndihmuar shumë në aspektin profesional.
Unë ndihem shumë i nderuar për raportet e krijuara me gjithësecilin prej Jush dhe shpresoj që rrugët tona të bashkohen sërish, gjithnjë për të ruajtur miqësinë dhe komunikimin korrekt që kemi zhvilluar deri më tani.
Duke Ju uruar të gjithë Vit të Ri të mbarë dhe sa më shumë fat, Ju njoftoj që, duke filluar nga dita e sotme, unë nuk do të jem më pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme. Ju faleminderit për gjithçka! Albi Serani”
(E.K/FAXWEB)