Të tjera ndryshime në rradhët e Prokurorisë së Përgjithshme. Pak pas marrjes së drejtimit nga ana e Arta Markut janë krijuar disa struktura të reja, ndërsa tashmë janë zgjedhur dhe drejtuesit e tyre.
Dy nga emrat e mëposhtëm, Koça dhe Stojani janë edhe prokurorët e parë që do të kalojnë testin e Vetingut.Stojani ka pasur disa dosje të nxehta si ajo e 21 Janarit dhe hetimet për Gërdecin.
Duket se Marku ka vendosur që të rikthejë krahun e djathtë të Ina Ramës, Stojanin në një post drejtues.
Drejtoria Gjyqësore do të drejtohet nga ana e Adnand Xholit
Drejtoria e Telekomunikacionit dhe Përgjimeve do të drejtohet nga Thoma Jano
Drejtoria e Marrëdhënieve me jashtë, Dekriminalizmit, Mbrojtjes së Dëshmitarëve, nuk ndryshon dhe do të drejtohet nga ana e Arqile Koçës
Drejtoria e Inspektimit do të drejtohet nga ana e Sokol Stojanit
Po ashtu lëvizjet në Prokurori kanë prekur edhe disa ekspertë kontabël dhe IT, mes tyre dhe ekspertja që u morr me pasurinë e Mark Frrokut.
(E.K/FAXWEB)