Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku priti sot ish-prokuroren Speciale të Kroacisë, Tamara Laptos.
Bisedimet u zhvilluan rreth rëndësisë që ka përzgjedhja e prokurorëve që do jenë pjesë e SPAK-ut, si prokurorë me cilësi të larta morale dhe profesionale.
Gjatë takimit u bisedua gjithashtu për rëndësinë e bashkëpunimit në këtë periudhe kalimtare deri në krjimin e SPAK-ut, duke theksuar se për të luftuar krimin nuk mund të presim.
Kujtojmë se Laptos hetoin dhe çoi prapa hekurave ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader, arrestimi i të cilit i “hapi” rrugën vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Sanader është kryeministri i parë kroat i ndërlikuar në një skandal korrupsioni. Ai ka shërbyer në postin e kryeministrit për 6 vjet, para se të jepte dorëheqjen vitin e kaluar.
(F.GJ/FAXWEB.AL)