Reforma në Drejtësi në implementimin e saj në vendin tonë, është kthyer jo pak herë në mollë sherri dhe debatesh mes institucioneve të ndryshme në vend, por që noteri të zëvendësonte rolin e presidentit kjo nuk mund të ishte menduar.
Arta Vorpsi, e vetëshpallur anëtare e Gjykatës Kushtetuese pas emërimit nga KED, ka shkelur nenin 129 të Kushtetutës, që parashikon se anëtarët e Gj.K, duhet të betohen te presidenti në mënyrë që të nisin nga puna.
Por Vorpsi, duke qenë se Meta në të njëjtin pozicion që ajo synon ka dekretuar Xhaferllarin, zgjodhi që dorën mbi kushtetutë ta vendoste me një zyrë noterie, lëvizje kjo që ka tronditur rrjetin, dhe politikën.
Më poshtë Faxweb.al ka grumbulluar disa nga reagime më pikante, që bëjnë bashkë personazhe të politikës dhe mediave.
Andi Bejtja:
Nuk e kuptoj pse habitet ky popull qe u betua tjetra te noteri: partia qe eshte ne pushtet ka kohe qe perhap filozofine ” Presidenti eshte thjesht noter”….Dhe nuk ka si te ndodhe ndryshe kur Presidenti eshte Noter, Noteri te mos behet President….E beri dhe kete kjo ” Reforme ne Drejtesi: Noteri perfaqeson Unitetin e Popullit…Shume shpejt do vi koha qe edhe anetaret e Gjykates Larte psh te betohen te Abi Bank, ose te ndonje pike karburanti…
Basir Çollaku:
Pas deklarates berberiale dhe parukeriane te Arta Vorpsit, nese ka ndodhur ky veprim komiko-tragjik, priten urimet mbeshtetese nga ambasadat per reformen..
Dhe kjo do na zgjidhe mosmarreveshjet e vendimeve jo ne perputhje me Kushtetuten te qeverise..!! Ajo dhe noteri/ja e saj…!! Ky vettingu i notereve mund te nxjerre xhevahire pa fund..
Genc Sejko:
Edhe Saimir Tahiri tek noteri e shiti Audin
Çfarë do mendonte Ngjela për noterizimin e Vorpsit:
Luan Rama:
Marrëzi e noterizuar!
Kuvendi i marrëzive kushtetuese, na dha mundësinë të mësojmë se paska edhe marrëzi të noterizuar!
Tani e kanë rradhën ndërkombëtarët që të kuptojmë se deri ku mbërrin marrëzia!
Vetëm duhet të dimë që psikoanaliza është një terapi kundër injorancës.
Ajo nuk ka asnjë efekt mbi marrëzinë.
Arben Ristani:
Gjyqtari i Gjykates Kushtetuese fillon detyren pasi betohet perpara Presidentit te Republikes, parashikon neni 129 i Kushtetutes.
Kur gjyqtari betohet perpara noterit publik, pyetja e vetme qe ka kuptim, eshte kush e paguan noterin ne kete rast dhe a mund te behet betimi me pagese?
Kurjoz jam per solemitetin ne momentin e pageses.
Reagimi i Tedi Blushit:
Të dashur gazetarë,
Lidhur me pyetjet tuaja për një lajm qesharak që qarkullon në media, dua t’ju sqaroj se: Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta nuk ndalon askënd të betohet as tek noterja, as tek parukierja.
Presidenti Meta është betuar me dorë mbi Kushtetutë dhe për të Shqipëria dhe shqiptarët janë të parët
Aranita Brahaj:
PAS PRECEDENTIT VORPSI i bëj thirrje Dhomës së Noterisë të mblidhet dhe të caktojë sa është tarifa dhe pulla fiskale për Betim Kushtetues ke Noteri.
Pastaj të vënë edhe një rregull që Betimi Kushtetues të paktën të bëhet tek ata Noter që kanë një sallë solemne pak më shumë se 20 m2 bodrum poshtë Urës së Lanës. Me fasadë ekskluzive ku nuk shiten xhupa “made Azia” me 10 euro. Pranohen vetëm noter ngjitur me dyqane me mall prodhim EU apo USA si vetë reforma.
Ndërkohë janë që janë, të rregullojnë me pullë fiskale dhe Betimin Martesor. Kujt nuk i pëlqen Lali, afatet dhe procedurat e zyrës së gjendjes civile, të bëjë një deklaratë e të shpall dëshirën për celebrim ke Noteri. E drejta e njerëzve për martesë “pa procedurë të rregullt” është mbi të drejtën perveluese te ARTAVE-ve për Betim Konstitucional. Të bëhemi si Lasvegas.
Ismet Drishti:
Neritan Sejamini:
Arta Vorpsi eshte betuar tek nje noter si gjyqtare kushtetuese! Kushtetuta thote qarte dhe ne menyre taksative se betimi behet para Presidentit, i cili perfaqeson unitetin e kombit.
Pertej faktit qe betimi i saj tek noteri eshte nul dhe i pavlefshem nga pikerpamja ligjore dhe nuk mund ta beje dot ate gjyqtare, veprimi i saj tregon dy gjera:
- Vorpsi eshte ushtare e bindur e shumices socialiste, sepse nuk mendoj se ajo do guxonte ta bente kete veprim antikushtesues dhe skandaloz, nese nuk ia ka kerkuar dhe i ka premtuar mbeshtetje Kryeministri Rama; dhe
- Ajo eshte e padenje per te qene gjyqtare kushtetuese sepse qe ne momentin e pare qe iu dha mudnesia deshmoi se nuk ka asnje konsiderate per Kushtetuten. (Mund te argumentohet se eshte e padenje per te qene gjyqtare ne çfaredo niveli, por ndoshta kjo eshte shume.)
Mimoza Koçiu:
Pra Kushtetuta eshte per t’u zbatuar sipas pulsimeve politike. Dmth nje anetare e Gjykates Kushtetuese, mund ta shkele kushtetuten kur i duhet, por te betohet se do garantoje zbatimin e saj!!! Nuk e beri vete, por do ta beje per te gjithe ne. Dhe si zakonisht, qeveria kujdeset te sqaroje mediat se “eshte konsultuar me nderkombetaret” per ate veprim.
Dmth Kushtetuta ne nje vend te NATO-s, mund te shkelet me lejen e nderkombetareve! Po atehere pse na duhet kushtetuta ne? Rama duhet te liroje vendin e t’ia jape nje nderkombetari! Se per cfare po bejme ne vete, po e shohim nga renditja qe u beri KLP kandidateve per prokuror te pergjithshem. I degjuam te gjithe me ze i figure dhe ishte krejt i lexueshem kapaciteti individual e profesional i secilit, ndersa prokurores ne detyre, i kishim pare edhe rrugetimin, qe nga menyra si u zgjodh deri tek bilanci dy vjecar, si e perkohshme!
(E.K/Faxweb.al)