06:35 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Artan Cuku, Drejtori i hekurt i Vlorës që bëri “zap” krimin

23:10 | 08/04/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasja në Tiranë, viktima është ish-drejtori i policisë së Vlorës

Artan Cuku, Drejtori i hekurt i Vlorës i cili u qëllua për vdekje mbrëmjen e sotme, rreth 50 metra larg shtëpisë së tij, ishte nga të paktët drejtues që e bëri “zap” krimin.

Fillimisht Cuku shkoi si nëndrejtor në Vlorë në kohën kur drejtimi i Policisë bëhej nga Vehbi Bushati. Më pas ai u transferua për në Berat si shef komisariati, më vonë edhe në qytete të tjera.

Angazhimi i fortë dhe aksionet si nëndrejtor shpeshherë bënin që të ktheheshin në qendër të vëmendjes operacionet e kryera.

Më pas rikthimi si drejtor në Vlorë bëri që të kishte më shumë në dorë përsa i përket operacioneve dhe aksioneve të cilat gati në të gjitha rastet i drejtonte vetë.

Mungesa e besimit që kishin qytetarët te policia bëri që të vendoste numrin personal kudo 0684111021,  ku brenda një kohe shumë të shkurtër nëpërmjet këtij sistemi u arrit të zbardheshin shumë ngjarje. Emri i Cukut bëri që numri i krimeve të binte në qytet dhe të zbardheshin shumë ngjarje të rënda duke nisur nga grabitje bankash dhe deri te vrasje.

Cuku kishte çdo gjë në kontroll në sektorin policor në kuptimin që edhe natën kryente kontrolle të befasishme sëbashku me shoferin duke marrë dhe kosto personale, çka i dha zemër dhe efektivëve të policisë të kryenin punën e tyre.

“Shuplaka” mëson se për shkak të operacioneve delikate që kryente, ai shumicën e kohës e kalonte me komisariat madje dhe aty flinte në një dhomë ngjitur me zyrën.

Krimi i druhej drejtuesit të hekurt duke bërë që të zhdukeshin dhe ata që mbanin armë me vete nëpër çanta. Ai priste dhe përcillte vetë çdo shqetësim që kishin qytetarë ndërkohë që efektivët druheshin sikur edhe nga ndonjë korrupsion rrugor për shkak të frikës së dërgimit të sms.

Pas largimit të Cukut nga Vlora, shumë qytetarë e ndjenë mungesën dhe do vazhdojnë ta ndjejnë pasi sipas tyre “Vlorës vështirë t’i vijë një drejtor si ai”./Shuplaka

Artan Cuku
Etiketa: Artan Cukuish-drejtori i policiseVrasja
Pas

Pas vrasjes së kryepolicit, blindohet Tirana. Bllokohen hyrje-daljet

Para

“Vrasja e Artan Cukut”, lajmet që shqetësuan gazetarin: Largojini fëmijët nga kjo ndyrësirë!

Para
Demagogjitë nuk votohen!

“Vrasja e Artan Cukut'', lajmet që shqetësuan gazetarin: Largojini fëmijët nga kjo ndyrësirë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të hënën takimi me Netanyahun, Trump: Jam i vendosur për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

Paralajmëron Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë puna e radhës

‘Gjakun e lajm me gjak’, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin që tentoi ta grabiste! Policia dyshon në 3 persona sipas pistës së hetimit

Putin me Macron: Konflikti ukrainas pasojë e politikave të vendeve perëndimore

E rëndë në Greqi, 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë, ndërron jetë në spital

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Nga miti të kërcënimi, narrativa nacionaliste serbe, e gjallë në zemër të Kosovës

Shtohen urgjencat kardiake/ I nxehti përkeqëson problemet e zemrës, mjekët: Kujdes në orët e pikut

Nis kufizimi, jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i BSH, 85% për kredinë në lekë, 75% në valutë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.