Akademiku Artan Fuga është shprehur kundër vendimit të qeverisë për të hapur Universitetet duke nisur që nga muaji Qershor, pasi sipas tij do të ishte një bòmbë mikrobiologjike që do ti shkaktohej të gjithë shoqërisë. Fuga tha se vendimi që është artikuluar gjatë ditës së sotme nga ana e Shahinit, nuk është konsultuar me universitetet, dhe mund të sjellë pasoja të rrezikshme në përhapjen e virusit.
“Një vendim i papërgjegjshëm, është marrë pa asnjë diskutim me pedagogët, dhe në kundërshtim me të gjitha politikat e thëna derimë tani nga ana e qeverisë. Është në kundërshtim me ato përpjekje që janë bërë për mësimin online, dhe pa asnjë asnjë dobi sociale. Në mënyrën si është marrë, pa asnjë konsultim me trupat universitare, unë e mendoj si një bòmbë mikrobilogjike, që jo vetëm qytetarja Besa Shahini nuk e lan dot, po do të kujtohet dhe nga brezat në vijim. Ne si pedagogë, bashkë me studentët, përmes mjeteve të komunikimit online, mund të bëhen provime pafund, siç ndodh në botë. Mund të ketë pedagogë që nuk janë në lartësi të detyrës, por kjo mund të ndodhë edhe na auditore, njësoj siç ka dhe studentë të papërgatitur.
Ne duam që të diplomojmë studentë dhe nuk duam të diplomojmë Covida, studentët pyesin me të drejtë, si ka mundësi që ne e mbarojmë mësimin online në mes të Qershorit, dhe i japim provimet me katër orë vonesë. Vetëm në Tiranë rikthehen në kulmin e një vale të nxehtë mbi 25 mijë studentë, mirë në auditore, por çdo bëhet në korridore, çdo bëhet në konvikte, çdo bëhet në transportin publik?
Unë di që ky vendim është i papërgjegjeshëm, a ka interesa financiare mbrapa unë nuk e di, ndoshta ka një interes që të delirojmë duke thënë se ja Italia nuk i hap, Spanja nuk i hap, ama Shqipëria nuk i hap. A mendoi ministria që tiu kërkonte dekanateve emrat e studentëve që nuk mund të kenë akses online, jo nuk u kujtua, ne i kemi gjetur ata studentë dhe kemi komunikuar me ta, ka dhe mënyra të tjera të mësimit në distancë”, tha Fuga, i cili shtoi se me marrjen e vendimit cënohet dhe autonomia e Universiteteve.
Sa i takon studentëve, Fuga tha se ata janë të dyzuar, për vendimin e dhënë, pasi e shohin Universitetin dhe si një hapësirë sociale, që duan të dalin nga shtëpia. Akademiku shtoi më tej se në rast se shkollat kthehen në një vatër infektimi, arëherë duhet të jetë vetë ministrja ajo që duhet të japër përgjigjësi edhe para ligjit.
“Besa Shahini me atë që ka thënë sot është kundër ligjit të Arsimit të Lartë, studentët duan që ne të jemi seriozë me ta, ka një mobilizim të jashtëzakonshëm nga ana e studentëve, më kanë ikur dhe disa mendime negative që kam pasur për studentët. Shkolla nuk ka vetëm funksionin e dhënies së dijes, dhe ata kanë problemet psikologjike të tyre, ku janë të detyruar që të qendrojnë në shtëpi, kanë dëshirë të madhe që të shkojnë në auditore.
Edhe për ne si pedagogë auditori është gjithçka, po të na heqësh auditorin jemi njësoj si ju po tiu heqësh mikrofonin. Unë kam pasur në disa kurse pjesëmarrje deri në 80%, ndërsa në teste edhe 100%, kur ti dëgjon njerëz që flasin për kopjime, ti pyet veten o Zot, si ka mundësi që këta injorantë na drejtojnë ne.
Një studente sot më thoshte se nuk dilte nga shtëpia se kishte frikën e prindërve, kanë edhe frikën ama se mos humbasin vitin akademik. Nëse ti bën këtë gjë, je një njeri që duhet të dënohesh, sipas Kodit Penal. Në momentin kur nuk kam testime, në momentin kur nuk bëj dot distancim social, ku do ti korigjoj unë ato mijëra fletore, po studenti si do marrë pjesë në leksione? Atëherë si do i bëjmë ne, me çfarë do i dezinfektoj unë fletoret”, u shpreh Fuga.
Discussion about this post