Akademiku Artan Fuga e quan një ndjesë të pandjerë atë të Ministres së arsimit Lindita Nikolla në lidhje me mungesën e pagave për pedagogët.
Fuga shkruan se kjo ndjesë e bërë nga ana e ministres në një ambjent të universitetit privat është e papranueshme.
Po ashtu ai shkruan se për më shumë hollësi do të shkruajë në momentin që pedagogët të marrin të drejtën që iu takon.
‘Një “ndjesë” që më ndihet e pandjerë. “Ndjesa” e znj. ministre e arsmit për lënien pa paga të mijra punonjësve të universiteteve publike, e komunikuar në vendin dhe kohën e gabuar, atje ku në mënyrë qesharake ndonjë përfaqësues privati që ndodhet në buzë të falimentos kreu përsëri ritin e hedhjes të shpifjeve ndaj universiteteve publike, si edhe përmbajtja e asaj “ndjese”, mua personalisht më ndihet krejt e papranueshme.
Por, për ta sqaruar këtë hollësisht, do të shkruaj sapo kolegët e mi të kenë pagat e së drejtës së Zotit në llogaritë e tyre bankare”, shkruan Fuga.
(E.K/FAXWEB)