13:50 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Artan Fuga: Eh, Toto, Toto, ç’na gënjeve! Europa, si ndonjë planet tjetër

23:01 | 16/06/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ironizon Artan Fuga: Hik o budalla mos shih ëndërra!

Akademiku i njohur Artan Fuga, mbrëmjen e sotme ka kujtuar këngën “Unite, Unite Europe”, të këngëtarit Italian Toto Cutugno, i cili e këndoi në Eurovizion në vitin 1990.

Mirëpo kjo risjellje në vëmendje, nuk është aq për këngën sa c’është për situatën politike në vend dhe rrugëtimin e Shqipërisë në BE, rrugëtim i cili duket shumë larg.

Në një shkrim të publikuar në Facebook, Fuga shkruan se Europa është larg Shqipërisë në kulturë, sikur të bëhej fjalë për ndonjë planet tjetër. Për të gjithë ata që duan të ndjekin këngën e Toto Cutugnos për nostalgji, mund ta shijojnë në videon e mëposhtme, poshtë shkrimit të pedagogut të njohur të gazetarisë dhe historisë.

SHKRIMI I FUGËS

Tradhtia ndaj integrimit europian!

Unë jam ai brez që kënga e Totos na ngjethte mishin. Besuam se Shqipëria do të integrohej në Bashkimin Europian. Kanë kaluar 27 ose 30 vjet qysh atëhere, një jetë e tërë, Bashkimi Europian po kalon sfida, dhe ne jemi ende jashtë tij.

Se emigrantët në fakt, shqiptarët, shkuan nëpër Europë dhe u integruan atje plotësisht, po Shqipëria mbeti jashtë. E izoluar kulturalisht, politikisht, shkencërisht, mediatikisht.

Një ëndër e hedhur në kosh!

Nuk është pajisja me të drejtën e udhëtimeve pa vizë për tre muaj që realizon integripin europian. Eshtë një e drejtë përsëri e frymëzuar nga një rregjim getoje. Nuk e ka fajin Europa, fajin e kemi ne dhe politikat që na kanë udhëhequr.

Madje as plotësim kriteresh nuk është. Sa për kriteret ne pas tridhjet vjetësh përsëri me thënë të drejtën nuk plotësojmë asnjë. Cfarë të plotësojmë? Të drejtat politike? Punësimin? Zhvillimin e qendrueshëm mjedisor? Të drejtat në punë? Trajtimin e pensionistëve? Të drejtat e minoriteteve?

Ne nuk gjejmë dot asnjë jurist ta cojmë në Strazburg dhe të na e pranojnë në gjykatën e atjeshme.

Eshtë fjala për integrimin kulturor europian që ka dështuar tërësisht, plotësisht, dhe na ka izoluar.

Nuk besoni?

Mirë faktet tani!

Mund të më thotë ministria e arsimit se sa grupe nxënësish kanë udhëtuar me trena dhe autobuza për vizita kulturore nëpër vende europiane për të parë atje muzetë, sheshet, urbanizmin, mjedisin, kulturën rurale? Prindërit e shkretë mbledhin ndonjë lek për të çuar fëmijët deri në Mal të Zi a deri në Kroaci. Pêr një ditë. Bëjnë një mbrëmje në ndonjë hotel atje dhe kaq.

Rinia e Europës me torbë në krah bredh vend më vend në njohjen e kulturave europiane, në shkëmbime, kurse të rinjtë tanë nuk i ndih kush.

Dëgjova një ditë dhe nuk dija cfarë të bëja, të qeshja apo të qaja, kur në fushatë elektorale dikush tha se nxënësit tanë mësojnë me tekste të shkollave europiane. O Zot, thashë, këtë e gënjejnë ditën për diell !. Nuk kanë faj të rinjtë kur ngrenë supet kur i pyet se çfarë është sistemi i vasalitetit në Mesjetën Europiane, kur kërkon të dish prej tyre se cilat janë gazetat kryesore në Europën e sotme, se nga dallon qytetërimi helen nga ai romak, se çfarë lidhje ka midis filozofisë së Niçes dhe muzikës të Ëagnerit, etj., etj., dhe këta më flasin për tekste europiane.

Mirë, e lemë me kaq këtë pikë. Po ndonjë gazetë europiane a gjen në kioskat tona? Nuk po them revistat kryesore! A ka statistika ministria e kulturës se sa shkrimtarë europianë, piktorë, muzikantë europianë kanë vizituar Shqipërinë dhe kanë performuar në skenat apo institucionet tona artistike?

Kërkoj nëpër media ndonjë vështrim kritik apo promovues ndaj romaneve, dramave, këngës europiane, dhe është e pamundur të gjesh gjë. Veç këshilla për seksin nga një psikologe angleze!!!

Pêtkthimet e politologëve, sociologëve, filozofëve, shkrimtarëve të sotëm europianë në ditë të hallit. Asnjë politikë mbështetëse për ta.

Sa studentë në vit përfitojnë nga bursa Erazmus për të shkuar në universitete perëndimore dhe kryer atje studime semestrale? Si është që asnjë universitet perëndimor nuk ka hapur ndonjë filial të tijin në vendin tonë? Kush i lejon? Ligji ka izoluar shkollën shqiptare nga Europa. Pyetini pak studentêt shqiptarë, se sa leksione në vit i dëgjojnë nga lektorë të shquar ose më pak të shquar europianë të ardhur profesorë të ftuar?

Në vend të tyre ka politikanë që shkojnë e dhunojnë aulat universitare duke folur broçkulla korr e mos lidh, ose që bëjnë propagandë të ndyrë politike.

Vec fasonëve, ndonjë banke, kompanie celulare dhe call center-ave, ku janë sipërmarrjet perëndimore me teknologji të lartë që të punësojnë krahun e punës dhe mendjet shqiptare?

Kërkoj ndonjë emision enciklopedik në mbrëmje në televizon për kulturën, gjeografinë, traditat europiane. Cfarë thua? Aty ka vetëm analistë dhe psikanalistë që debatojnë se kush mblodhi më shumë vetë në miting, partia social – agrare apo ajo e menshevikëve të rinj ?

Shqipëria e izoluar kulturalisht.

Europa dy hapa larg në hapësirë, në kulturë ngjan si ndonjë planet tjetër.

Ëndëra e frymëzuar nga Toto krej e tradhëtuar.

Eh, Toto, Toto, ç’na gënjeve! (D.D/Shuplaka)

Etiketa: artan fugaEuropaToto
Pas

Noizy i shkruan Rihannës: Ta tregojë unë ty kur të vish në shtëpi

Para

Lulzim Basha i kërkon llogari Arian Çanit: Pse nuk më erdhe në çadër siç ma premtove ?

Para
Basha tregon detaje për takimin me Trump: Sa zgjati biseda kokë më kokë, kuptova që nuk e kishte takuar Ramën

Lulzim Basha i kërkon llogari Arian Çanit: Pse nuk më erdhe në çadër siç ma premtove ?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vlorë, policia aksion për lirimin e hapësirave publike. Në 2 ditë, dhjetëra makina të parkuara gabim hiqen me karrotrec (video)

RCS Sport & Events falënderon Policinë e Shtetit për garantimin e sigurisë gjatë etapave të Giro d’Italia në Shqipëri

Përplasje me armë në Greqi: Në pranga 12 shqiptarë e grekë, sekuestrohen armë e para

Finiq, Sarandë / Arrestohen dy shtetas për zjarrvënie të qëllimshme në një sipërfaqe toke me bimësi dhe pemë frutore(EMRAT)

Asgjësohen mbi 40 mijë bimë narkotike në territorin e qarkut Shkodër, procedohen penalisht 10 zyrtarë lokalë

Anija turke kapet në brigjet belge me qindra kg kokainë, 8 në pranga. Mes tyre një shqiptar

Aktivizohen sirenat në Izrael, dyshohet për sulm nga Jemeni

Shitje lëndësh narkotike dhe prostitucion, arrestohet shqiptari! Në pranga edhe dy vajza të huaja

Britania e Madhe dhe Siria rivendosin marrëdhënie diplomatike

Jepte lekë me fajde dhe kanoste qytetarë, arrestohet polici në Elbasan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.