09:47 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Artan Fuga: Jam gati të hartoj platformën për qeverinë teknike!

20:00 | 09/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Artan Fuga kundër votimit elektronik: Nuk ka gjë më të lehtë se të manipulosh robotin

Akademiku i njohur Artan Fuga thotë se palët politike duhet të ulen në negociata, pasi në të kundërt shteti mund të futet në kaos duke patur parasysh situatën politike në vend.

Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, Fuga shprehet se është gati të hartojë platformën për një qeveri teknike, nëse aktorët politikë e kërkojnë.

“Tani të vijmë te qeveria teknike. Edhe sikur të mos kishte para droge ose manipulime. Sot në zonat elektorale të gjitha pushtetet janë në duart e militantëve socialistë. Taksat, drejtoritë arsimore, shëndetësore, komisariatet e policisë, prefektët, kryetarët e bashkive. Mendoni ju se një qytetar i thjeshtë, ta zëmë që i punon gruaja si pastruese në muzeun e Gjirokastrës, do ta kishte të lehtë të shkonte në mitingun e opozitës, nëse atje ta zëmë nga qeveria do të kandidonte ministrja e Kulturës? Kuptohemi sepse ata nëpunës nuk janë punonjës të vërtetë civilë, por militantë politikë, që e dinë se një ndryshim pushteti drejtorët e muzeve i kthen në pastrues muzesh!

Pra opozita ka të drejtë të veçojë fuqinë e qeverisë nga procesi elektoral. Por, një qeveri teknike duhet të shihet me kujdes. Duket si e papranueshme nga të dy palët, por në thelb ka shumë forma dhe nuanca të qeverisë teknike që me urtësi të dy palët mund ta realizojnë. Nuk është ndonjë gjë që nuk bëhet. Ka mundësi për një hapësirë të përbashkët dialogu dhe vendim-marrje pa anashkaluar opozitën që kërkon me të drejtë qeveri teknike, por edhe pa e detyruar partinë socialiste në pushtet që bashkë me qeverinë teknike të pranojë edhe humbjen në tavolinë de facto të zgjedhjeve.

Modestish e them se nëse duhet unë jam gati të përpunoj një platformë me shumë zgjedhje alternative për këtë qeveri teknike po qe se aktorët politikë e kërkojnë. Sigurisht jo vetëm, por në bashkëpunim me kolegë, me të cilët kemi infrastrukturat teknologjike, shkencore dhe metodologjike për ta bërë këtë gjë. Jemi gati! Shqipëria duhet nxjerrë nga gremina ku po bie.”, shprehet pedagogu i gazetarisë dhe i filozofisë.

Ndër të tjera, Fuga flet edhe mbi vizitën e zyrtares së lartë të BE-së, Federica Mogherini. Sipas tij, palët politike nuk ishin të qartë me kërkesat e tyre.

“Nuk kuptova as se çfarë ofruan dhe as se çfarë kundër propozuan aleatët në opozitë. Ishte më shumë një si furtunë në kushtet e pranisë të zonjës Mogherini në Tiranë. Nuk u kuptua se çfarë propozuan aleatët në qeverisje, sepse unë nuk pashë ndonjë tekst zyrtar deklarate të botohet e zezë mbi të bardhë, por edhe nga ana e opozitës sipas meje atë pasdite pati një lloj shpërqendrimi sepse flitej sa për qeveri teknike, aq për qeveri me bazë të gjerë sa për qeveri të qëllimeve të mira, etj. Por, këto janë zgjidhje politike të ndryshme.”, shton Fuga. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: artan fugaqeveri teknike
Pas

E RRALLË/Jo dy po 6 breza në një FOTO, njihuni me familjen që thyen çdo rekord (VIDEO)

Para

Kriza në mbrojtje para Italisë, De Biazi: Prisni datën 20, mos u merrni me hipotezat!

Para
Kriza në mbrojtje para Italisë, De Biazi: Prisni datën 20, mos u merrni me hipotezat!

Kriza në mbrojtje para Italisë, De Biazi: Prisni datën 20, mos u merrni me hipotezat!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përfundon numërimi i votave në Gjirokastër! Sa është diferenca mes PS dhe PD

Përfundon numërimi në Lezhë/ PD del forcë e parë, diferencë prej 1899 votash me PS

Zjarr në një banesë në fshatin Rrilë(VIDEO)

Korçë, PD tjetër humbje/ “Madhështorët”, një mandat më pak

Përfundon numërimi në bashkinë e Vlorës, PS 59,43% të votave dhe PD 25,23% të votave

Mbyllet numërimi i votave në Bulqizë, socialistët kryesojnë me mbi 2000 vota

Zgjedhjet! Pezullohet QV në burgun ku votuan Veliaj, Lefter Koka e Ilir Beqaj, dalin 2 vota më tepër se numri i votuesve

Numërohen 95 për qind e kutive të votimit, PS mbi 200 mijë vota para

Mbyllet numërimi në Shkodër, ja si është ndarë vota dhe mandatet

Mbyllet numërimi i votave për kandidatë në Himarë, kush është më i votuari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.